LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do të reduktojë varësinë e saj ekonomike nga Kina

Gjermania do të reduktojë varësinë e saj ekonomike nga Kina

Gjermania njoftoi të enjten se do të reduktojë varësinë e saj nga Kina në “sektorë kritikë” duke përfshirë barnat, bateritë e litiumit të përdorura në makinat elektrike dhe elementët thelbësorë për prodhimin e çipave.

Qeveria publikoi një dokument 40 faqesh “Strategjia e saj për Kinën” ku thekson vështirësitë që Berlini duhet të marrë për të menaxhuar varësinë nga vendi me ekonominë e dytë më të madhe në botë, mes kritikave në rritje ndaj të dhënave të Pekinit për të drejtat e njeriut dhe qëndrimit ndaj ligjit ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.


Kina është një partner i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, nga ku importet dhe eksportet mes dyjave vendeve ishte arritur në vitin 2022, afro 300 miliardë euro, sipas qeverisë.

“Kina ka ndryshuar. Si rezultat i kësaj dhe vendimeve politike të Kinës, ne duhet të ndryshojmë qasjen tonë ndaj Kinës”, thuhet në dokumentin, për të cilin kabineti ra dakord pas muajsh vonesash dhe debatesh brenda koalicionit trepalësh të kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Kina është një partner vendimtar në trajtimin e ndryshimeve klimatike, pandemive dhe zhvillimit të qëndrueshëm, thuhet tek dokumenti i strategjisë. /Telegrafi/