LAJMI I FUNDIT:

DO VIJË DITA …

DO VIJË DITA …

Poezi nga: Marina Tsvetaeva
Përktheu: Maksim Rakipaj

Do vijë dita, o mrekullia ime
Që për ty do t’mbetem vetëm ndër kujtime.


Atje, në kujtesën tënde sykaltër,
Si diçka e turbullt, e largët, e largët.

Këtë hundën time ke për ta harruar
Edhe ballin, me tym cigaresh rrethuar,

Qeshjen time, kur nga gazi, kur nga halli,
Qintshet, nga duart e mia prej hamalli,

Unazat e argjendta, këndin ku rrija
Dhe ç’kisha si të shenjtë, shkrimet e mia …

Atë vit të tmerrshëm, kur mbetëm keq shumë,
Ti e vogël fare, shumë e re unë.