DnV: Subjektet politike të respektojnë Kodin e Mirësjelljes dhe të garantojnë gjithpërfshirje qytetare në fushatë
Në prag të fillimit të fushatës zyrtare zgjedhore për Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit, koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), ka mobilizuar 72 vëzhgues afatgjatë për të përcjellë aktivitetet e subjekteve politike, përfshirë shpenzimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore 10 ditëshe në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit për medias përmes vëzhgimit të paanshëm dhe objektiv, DnV synon të të kontribuojë në rritjen e transparencës, besimit dhe gjithpërfshirjes në procesin zgjedhor.
“Vëzhguesit e DnV-së do të fokusohen në vlerësimin e respektimit të Kodit të Mirësjelljes nga subjektet politike dhe kandidatët e tyre në garë, i cili mundëson krijimin e kushteve për një fushatë të barabartë, fer dhe demokratike. Për më tepër, DnV do të monitorojë mediat dhe hapësirën që ato u japin subjekteve politike, kandidatëve për kryeministër dhe atyre për deputet në fushatë”, thekson njoftimi.
DnV u bën thirrje subjekteve politike dhe kandidatëve që garojnë në zgjedhje të zhvillojnë fushatë të përgjegjshme dhe demokratike, duke evituar shkeljet e Kodit dhe dispozitave tjera ligjore për zgjedhjet.
“Subjektet politike duhet të përmbahen nga gjuha denigruese dhe seksiste e shpërfaqur në përballjet e tyre që nga shpërbërja e Kuvendit, sepse ajo mund të nxisë urrejteje, dhunë dhe tensionim të ambientit politik. Dnv kërkon nga subjektet politike të mos shfrytëzojnë resurset dhe asetet publike për qëllime të fushatës zgjedhore, të mos angazhojnë shërbyesit publik në fushatë dhe të mos organizojnë pjesëmarrje të fëmijëve në tubime elektorale. Ato poashtu duhet të shmangin vendosjen e materialeve propaganduese në hapësirat publike, ku është e ndaluar me ligj. Për më tepër, DnV fton subjektet politike që të ofrojnë mundësi të barabarta për gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në aktivitetet e tyre parazgjedhore, qoftë si kandidatë apo pjesëmarrës”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera sipas njoftimit përgjatë katër cikleve të fundit zgjedhore, numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme është evidentuar si një nga sfidat kryesore të procesit zgjedhor, ndërsa institucionet dhe subjektet politike nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për t’a ndryshuar këtë gjendje.
“Informimi me kohë i votuesve për të votuar në mënyrë të duhur është parakusht për të minimizuar numrin e votave të pavlefshme. Andaj, në mënyrë që të ketë sa më pak vota të humbura, DnV fton KQZ-në dhe subjektet politike të angazhohen në edukimin e mirëfilltë të votuesve duke synuar ngritjen e vetëdijes dhe ofrimin e informacioneve të sakta se si të votohet në ditën e zgjedhjeve. Në prag të zyrtarizimit të fillimit të fushatës zgjedhore, DnV u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të përfshihen në aktivitetet zgjedhore të subjekteve politike, për të pasur mundësi të informohen për platformat e tyre”, thekson DnV.
Për fund, DnV fton të gjitha institucionet e përfshira në organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve të garantojnë një proces zgjedhor të drejtë në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të shfaqin vullnetin e tyre lirshëm dhe pa frikë. Po ashtu fton institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të jenë në krye të detyrës për të garantuar atmosferë të qetë parazgjedhore. DnV është e përkushtuar të kontribuojë në rritjen e integritetit të procesit procesit zgjedhor përmes vëzhgimit dhe raportimit të rregullt, të paanshëm dhe objektiv të publikut./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre