Mungesa e papunësisë i ka detyruar djemtë e Elbasanit të vetëpunësohen nëpërmjet rrjeteve sociale.
Si funksionon?
DJALI X: Shqip mund të quhet mashtrim. Që do të thotë, krijo një profil të një vajze dhe përdor imazhin e saj, foto, video e cila mund të jetë dhe modele. Më pas çunat që janë me profile vajzash shpërndajnë profilet e njëri-tjetrit, nga aty meshkuj nga e gjithë bota të çojnë ftesa. Qëllimi kryesorë që t’i paguhesh është se personi që ty të shkruan, duhet ta bindesh të plotësojë të dhënat e tij tek linku i kompanisë që dërgon. Nëse personi arrin ta bëjë këtë pjesë, atëherë kompania ty të jep nga 1-14 dollarë – kjo varet se nga cili shtet është “bindësi”.
GAZETARJA: Ndërkohë ti ke hapur një llogari bankare?
DJALI X: Po duhet me patjetër.
GAZETARJA: Sa djem merren me këtë punë?
DJALI X: Nga komunikimi që kam pas me menaxheren e kompanisë më ka thënë që në Shqipërinë e mesme rreth 15 mijë persona janë të punësuar.
GAZETARJA: Sa të ardhura siguron ti në muaj?
DJALI X: Minimalja është 30 dollarë dita, deri në 100 dollarë në ditë.
GAZETARJA: Ti djalit i dërgon foto intime të një vajze. Po ai të dërgon foto të tilla?
DJALI X: Sigurisht që po. Faktikisht kjo është pak e bezdisshme, por na është kthyer si rutinë. Kur sheh që llogaria jote mbushet nuk të bën më përshtypje.
GAZETARJA: Çfarë bisede bëni ju më këta persona?
DJALI X: Siç nis njohja mes djalit dhe vajzës. Djali qëllimin e ka t’i shkruaj një femër, por duke përdor mendjen e një çuni ti arrin ta çosh atë më kollaj tek kompania. Ne zakonisht punojmë me mesazhe automatike. Biseda bëhet në gjuhën angleze pasi e njeh e gjithë bota.
GAZETARJA: Më the që mesazhet janë automatike – i ke përgatitur përpara. Kaq të parashikueshëm janë djemtë?
DJALI X: Djemtë nuk janë të parashikueshëm, por kur flasin me një femër gjysmë nudo po.
GAZETARJA: Përfundimisht djemtë e Elbasanit janë më të kërkuarit
DJALI X: Nuk janë djemtë e Elbasanit më të kërkuarit nga djemtë e Evropës, ata e dinë që flasin me vajza. Tani ju gjykojeni si të doni. Është formë jetese!
GAZETARJA: A bën një punë të dytë?
DJALI X: Pse të bëj unë një punë të dytë kur fitoj 1 milion lekë të muaj. Kaq më mjaftojnë, pse të lodhëm.
/Top Channel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë