‘Djemtë e Shqiponjave’ – Anwar Hadid publikon fotografi nga vizita në Shqipëri

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, qe dy ditë ndodhet në Shqipëri në kuadër të nismës së Fondacionit të saj, ‘Sunny Hill’, që financon rindërtimin e një kopshti në Tiranë.
Artistja me famë ndërkombëtare u takua në Tiranë me një sërë personalitetesh dhe personazhesh të njohura në vend, kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim – transmeton TCH.
Në këtë vizitë, ajo shoqërohej edhe nga partneri i saj, Anwar Hadid. Ky i fundit duket se e ka pëlqyer Shqipërinë dhe sot (e diel) ka ndarë në rrjete sociale fotografi nga vizita në Tiranë e Krujë. Së bashku me duan dhe familjen e saj, ai ka vizituar Kalanë e Krujës.
Anwar ka ndarë në Instagram fotografi nga skulptura e Skënderbeut dhe shkruan se ai është djali i shqiponjave dhe më i madhi i vendit në Shqipëri.
Gjithashtu modeli ka publikuar një imazh të flamurit të Skënderbeut me shqiponjat dykrenore, si edhe fotografi të tjera ku nuk mund të mungojë poza e përbashkët me Duan.

































































