LAJMI I FUNDIT:

Djegia e mandateve, Basha: Kishim për qëllim të ndërgjegjësonim Perëndimin

Djegia e mandateve, Basha: Kishim për qëllim të ndërgjegjësonim Perëndimin
Foto: Arkiv

Me tone të larta e ka nisur kreu demokrat Lulzim Basha konferencën për shtyp pas marrëveshjes së arritur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për të nisur dialogun për reformën zgjedhore.

Kritika të shumta janë drejtuar ndaj Bashës pas vendimit të bërë publik dje, ndërkohë që kryeopozitari theksoi sot se “procesi që do të nisim ka vetëm një qëllim, të rikthejë lirinë e votës”.


Basha tha se kjo betejë nuk bëhet për karrige, pasi edhe mandatet parlamentare që u dogjën kishin për qëllim ndërgjegjësimin e Perëndimit për autokracinë që, sipas tij, i kanoset Shqipërisë.

“Kjo betejë nuk bëhet as për karriget tona, as për fatet tona politike. Mandatet i dogjëm për t’i treguar botës se këtu demokracia është në grahmat e fundit. Këto veprime kishin për qëllim vetëdijesimin e Perëndimit se Shqipëria ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë për të ndaluar rënien në autokraci”, tha kreu i PD-së.

Gjithsesi, Basha përsëriti qëndrimin e opozitës për largimin e Qeverisë Rama nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

“Ky është vetëm fillimi i një beteje që do të përfundojë vetëm atëherë kur të kemi një Parlament të dalë nga votat e qytetarëve. Për opozitën objektivi është i qartë largimi i kësaj qeverie nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme”, tha Basha./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori