LAJMI I FUNDIT:

Djegia e 14 qytetarëve në spitalin modular, LD: Të dorëhiqen ministrat e BDI-së

Djegia e 14 qytetarëve në spitalin modular, LD: Të dorëhiqen ministrat e BDI-së

Vdekja e 14 qytetarëve është arsye morale për dorëheqje të parevokueshme nga ministrat e BDI-së, thuhet në reagimin e Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.

Pas raportimit të “IRL” për shkeljet në procedurat hetimore për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku u dogjën për së gjalli 14 qytetarë, nga partia e Mexhitit thonë se askush nuk ka marrë dënim të merituar.


“Nuk u dënua askush, sepse shteti është kapur nga ata që nuk kanë asnjë grimcë ndërgjegje, sepse shteti është kapur nga të paprekshmit, të cilët edhe drejtësinë e trajtojnë si pronë të tyre dhe dënohen vetëm ata që janë pa “muskuj”. Komprometimi i gjyqësorit tashmë është vërtetuar edhe përmes anketave të ndryshme, por edhe përmes reagimeve të ndërkombëtarëve. Tashmë edhe zogjtë e malit e dinë se kush mund të dënohet e kush jo. Është e madhe përgjegjësia e atyre që kontrollojnë pushtetin dhe është e çuditshme se si akoma bëjnë gjumë të rehatshëm pas asaj tragjedie të kobshme në spitalin modular të Tetovës”, thuhet në reagim.

IRL, sipas LD-së, e bëri të ditur atë që e heshtën organet e drejtësisë, gjë që e bën tragjike-komike farsën e Gjykatës së Tetovës, e cila, sipas kësaj partie, pas disa seancave, mezi “mblodhi” forcë për t’i “shqiptuar” dënimet me kusht.

“Është e qartë se përse u minimizua përgjegjësia e një katastrofe që brenda pak minutave ua mori jetën 14 pacientëve. Dorëheqja është një akt që ndërlidhet me përgjegjësinë morale. Pra është diçka që tregon për pjekurinë dhe seriozitetin e çdo individi që pajtohet të merr drejtimin e një organi shtetëror. E sa u takon dorëheqjeve të kushtëzuara nga ministrat BDI që i bënë për teatër, kjo ngjarje që mori jetën e 14 qytetarëve është arsye e vërtetë për dorëheqje të parevokueshme, për përgjegjësinë që duhet ta mbajnë ministrat para gjithë opinionit, që të dëshmojnë minimumin e moralit në politikë”, thuhet më tej në reagim.

Papërgjegjësia është bërë karakteristikë e partisë shqiptare në pushtet, konstatojnë nga Lëvizja Demokratike.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori