LAJMI I FUNDIT:

Dje u dënua me 10 vite burgim për nxjerrje të sekreteve shtetërore, sot ish-kryeministri pakistanez u dënua me 14 tjera për korrupsion

Dje u dënua me 10 vite burgim për nxjerrje të sekreteve shtetërore, sot ish-kryeministri pakistanez u dënua me 14 tjera për korrupsion

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan është dënuar me 14 vjet burg për korrupsion, vetëm një ditë pasi u dënua me 10 vjet burg për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

Gruaja e Khan-it, Bushra Bibi, u dënua gjithashtu me 14 vjet burg në këtë çështje, e njohur si Toshakhana, e cila i akuzoi ata të dy për shitje të paligjshme të dhuratave të qeverisë.


Gjithashtu gjyqtari i ndaloi të ushtronin poste politike për 10 vjet, transmeton Telegrafi.

Gjykatësi refuzoi kërkesën e avokatëve të Khan për të marrë në pyetje dëshmitarët në gjyq, kurse avokatët e Khan nuk ishin të pranishëm të mërkurën kur u dha dënimi.

Bibi iu dorëzua autoriteteve në burgun Adiala në Rawalpindi të sot në mëngjes.

Dënimi i Khan erdhi vetëm një ditë pasi një gjykatë speciale, e shpalli Khan fajtor për nxjerrje të sekreteve shtetërore në lidhje me një kabllogram të ndjeshëm diplomatik, që dyshohet se u zhduk nga zotërimi i tij.

Khan e përshkroi gjyqin si një mashtrim dhe avokatët thanë se do të apelonin vendimin.

Vendimi vjen vetëm një javë përpara se Pakistani të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme të vonuara prej kohësh.

Edhe pse Khan-it tashmë i është ndaluar të kandidojë, ai mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e votuesve.

Ky është dënimi i dytë i Khan-it në çështjen Toshakah, e cila lidhet me akuzat se ish-kryeministri i bleu disa dhurata një zyrtari me çmime të ulëta dhe më pas i shiste për fitime të padeklaruara. E Khan mohoi gjithçka.

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori