LAJMI I FUNDIT:

Djathi Tofu – ushqim i përshtatshëm për çdo dietë

Djathi Tofu – ushqim i përshtatshëm për çdo dietë
Woman eating tofu

Djathi Tofu është artikull i pasur me proteina, por i varfër me natrium, kolesterinë dhe kalori. Punohet në mënyrë të ngjashme si edhe djathërat e tjerë, mirëpo përbërësi kryesor i tij është soja.

Dijana Daka – Nahi
Nutriciste
tel. 044 180 052


Madje, ekspertët mjekësor dhe nutricionistët mund të pajtohen që djathin Tofu ta radhisin në ushqim të shëndetshëm.

Po ju zbulojmë disa përparësi shëndetësore dhe mangësi të këtij artikull.

Njëra ndër përparësitë shëndetësore është se ky djathë është i përshtatshëm për çdo dietë. Ai do të sigurojë gjithë energjinë e cila i nevojitet trupit tuaj.

Veç kësaj, ka pak kalori dhe përmbajtje të ulët kolesterine dhe nuk përmban yndyra të ngopura.

Djathi Tofu ka aftësi të absorbojë mëlmesa dhe uthulla të ndryshme.

Nëse vendosni të gatuani djathë Tofu për të arritur shije më të mirë, eliminoni sa më shumë ujë nga soja.

the-health-benefits-of-tofu-cheese

Tofu është i pasur me proteina, hekur dhe kalcium. Përmban izoflavonoide bimore, të cilat janë treguar të efektshme në pengimin e kancerit.

Djathi Tofu përmban tetë amino-thartira të rëndësishme të cilat nuk mund të sitentizohen nga bashkimet e tjera në organizmin e njeriut.

Qumështi dhe djathi i sojës përmbajnë një element që quhet ”genistein”. Prania e këtij elementi i jep produkteve të sojës përmbajtjen e kolagjenit për të cilën ne kemi nevojë.

Për shkak të sasisë së izoflavonoideve, nëse konsumoni shumë djathin Tofu, ekziston rreziku të sëmureni nga hipotiroidizma.

Gjithashtu, hulumtimet kanë treguar që konsumimi tepër i shpeshtë i këtij djathi shkakton dëmtime të caktuara të kujtesës dhe atrofi të trurit në pleqëri. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori