LAJMI I FUNDIT:

Djathi i Sharrit, regjistrohet emërtim i mbrojtur me origjinë

Djathi i Sharrit, regjistrohet emërtim i mbrojtur me origjinë

​Kosova për herë të parë në histori të saj regjistron treguesin gjeografik, “Djathi i Sharrit” si emërtim i mbrojtur i origjinës sipas Ligjit për Treguesit Gjeografik dhe Emërtimet e Origjinës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) , përkatësisht Agjencia Për Pronësi Industriale, për herë të parë në Kosovë, ka nxjerrë vendim për mbrojtjen e një produkti vendor, Djathit të Sharrit, duke u bazuar në Ligjin Për Treguesit Gjeografik dhe Emërtimet e Origjinës.


“Fakti se “Djathi i Sharrit” është një prodhim unik i Rajonit të Sharrit dhe karakteristikave të kulturës, tokës dhe mjedisit që janë të lidhura me emërtimin, pas vendimit për ta mbrojtur si emërtim i origjinës e bën atë edhe krenari kombëtare”, thuhet nw njoftimin e MINT.

Siç njofton kjo ministri, kjo mbrojtje kontribuon në identifikimin e zonës unike që prodhon një produkt të veçantë duke e dalluar nga djathërat e tjerë e po ashtu promovon prodhimin vendor dhe traditën e gatimit të djathit në Kosovë, dhe i ndihmon konsumatorët në sigurinë e cilësisë dhe origjinën e djathit të prodhuar në këtë rajon.

“Me këtë mbrojtje, përdorimi i emrit “Djathi i Sharrit” përkatësisht mekanizmat e certifikimit dhe kontrollit të prodhimit do të sigurojnë standardet e cilësisë për këtë produkt”, thuhet nw njoftim.

Po ashtu nw komunikatw thuhet se treguesi Gjeografik, në këtë rast “Djathi i Sharrit” i mbrojtur, ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e sektorit ekonomik të djathit në Kosovë dhe promovon turizmin rural. Bjeshkët e Sharrit duke qenë rajon ndërkufitar ia shtojnë edhe më tepër rëndësinë këtij produkti duke e bërë Kosovën si vendin e parë që mbron një produkt me këtë emërtim.

MINT përgëzon anëtarët e Shoqatës së Prodhuesve të Djathit të Sharrit, për punën dhe përkushtimin e treguar deri më tani. /Telegrafi/