LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi tregon dietën që e ndihmoi ta djegë dhjamin dhe të ndërtojë muskuj (Foto)

Djaloshi tregon dietën që e ndihmoi ta djegë dhjamin dhe të ndërtojë muskuj (Foto)

Duke i shpërndarë fotografitë e tij para dhe pas transformimit në forumin ‘Reddit’, djaloshi, i cili deri tani njihet vetëm me pseudonimin e tij ‘Kool_ADHD’, shpjegon se si ia arriti ta ketë një trup të tillë në formë.

Ai ka treguar se është i gjatë 173 cm dhe peshonte 92 kilogramë para se të fillonte. Por pas 11 muajve, ai peshon 83 kilogramë, dhe një pjesë e asaj peshe është me muskuj të mahnitshëm, transmeton Telegrafi.


Siç duket, këto arritje ia ka mundësuar një dietë e veçantë të cilën ai e ka ndjekur.

“Për të humbur peshë, unë e kamë ndjekur dietën strikte të palos. Nga aty, kisha vendosur se është koha të shtojë masë. Pasi asnjëherë në jetën time nuk kisha përdorur ndonjë substancë për rritjen e performancës, unë dëshiroja të provoja diçka që nuk kishte efekte anësore, dhe kështu provova Ostarine. Suplementet të cilat i kam përdorur me Ostarine ishin kreatina, L-glutamina dhe BCAA-të”, ka shkruar ai.

Njëkohësisht ai ka treguar se rrugëtimin e tij e kishte filluar vetëm me ecje, pastaj ishte anëtarësuar në palestër dhe kishte filluar të ushtronte pesë herë në javë.

Nuk ishte ndalur aty dhe ishte anëtarësuar në klub të gjimnastikës për t’i kaluar aty katër orë në javë. Pra, orari i tij javor përfshinte peshëngritje/gjimnastikë/peshëngritje/peshëngritje/gjimnastikë dhe në vikend pushonte.

Çka është dieta ‘Paleo’ dhe çfarë guxoni të hani?
Lexo po ashtu Çka është dieta ‘Paleo’ dhe çfarë guxoni të hani?

Në palestër bënte peshëngritje me pesha të mëdha, ndërsa në palestër bënte ushtrime me peshë të trupit.

Sa i përket dietës paleo, ajo përfshin të hani ushqime të cilat kanë ekzistuar vetëm në epokën e Paleolitit.

Kjo do të thotë të mos hani asnjë ushqim të procesuar, por të hani vetëm mish, peshk, arra, pemë, perime, fara. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori