LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi me aftësi të kufizuara dhe e dashura e tij duan t’i tregojnë botës se “dashuria nuk njeh kufij” (Foto)

Djaloshi me aftësi të kufizuara dhe e dashura e tij duan t’i tregojnë botës se “dashuria nuk njeh kufij” (Foto)

Një person me aftësi të kufizuara që përdor një karrige me rrota dhe e dashura e tij e aftë kanë dokumentuar lidhjen e tyre në video frymëzuese për të ndihmuar në thyerjen e paragjykimeve rreth personave me aftësi të kufizuara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shane Burcaw, 26 vjeç, nga Pensilvania, lindi me një sëmundje neuromuskulare të quajtur Spinal Muscular Atrophy (SMA), dhe ai ka përdorur një karrocë nga mosha dy vjeçare.


Marrëdhënia e çiftit është rritur deri aty sa që ata drejtojnë një llogari në YouTube për të edukuar më mirë njerëzit rreth marrëdhënies së tyre.

“Kur Hannah dhe unë jemi në publik së bashku, të huajt në mënyrë rutinore supozojnë se ne jemi vëlla e motër, ose se ajo është kujdestari im i paguar, apo edhe më keq, nëna ime”, shpjegoi Shane.

“Për shkak të aftësisë së kufizuar dhe karriges me rrota, njerëzit kanë vështirësi të na shohin si një të dashur me të dashurën e tij”.

“Ka një sërë stigmash të dëmshme përreth paaftësisë, por një nga idetë më të përhapura është se njerëzit me aftësi të kufizuara janë të paaftë ose të padenjë për marrëdhënie romantike”, ka thënë tutje Shane.

Ndërsa në një video të fundit, çifti kanë treguar se ata planifikojnë të kenë edhe fëmijë, pasi Hannah të përfundojë shkollën. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Kalo në kategori