LAJMI I FUNDIT:

Djali i Smajl Hajdarajt: Babai e dinte se do të ekzekutohej, thoshte “cili jemi tash në radhë”

Djali i Smajl Hajdarajt: Babai e dinte se do të ekzekutohej, thoshte “cili jemi tash në radhë”

Një prej vrasjeve më të rënda të pasluftës në Kosovë ka ndodhur 20-vite më parë, më 17 janar të vitit 2002, kur ish-deputeti i LDK-së Smajl Hajdaraj ishte qëlluar për vdekje në hyrje të banesës së tij në Pejë.

Vrasja e Smajl Hajdarajt nuk është zbardhur ende.


Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi, thotë se si familje kanë parë që nuk ka vullnet për të zbardhur vrasjen e prindit të tij.

“Duhet ta kemi parasysh faktin se edhe vrasja është bërë në mënyrë shumë profesionale dhe shumë pak prova kishin lënë vrasësit”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai thotë se prindi i tij u vra rreth orës 20:00 në hyrje të banesës familjare në lagjen Fidanishte të Pejës.

“Sipas ekzaminimeve kanë qenë dy ekzekutor që i kishin zënë pritën babit. Dyshohet se ata e kishin përcjellë gjatë gjithë kohës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Djali i Smajl Hajdarajt thotë se për prindi i tij gjatë gjithë kohës ka qenë i vetëdijshëm se do ta vrasin.

“Mund të them se që nga koha e luftës ka pasur shqetësime se mund ta vrasin. Madje ai e dinte se do ta vrisnin pasi të gjithë anëtarët e LDK-së vriteshin në rrethana të njëjta. Pas vrasjes së Xhemajl Mustafës, Ismet Rracit, Shaban Manajt, Shefki Popovës etj., ai thoshte se cili jemi në radhë”.

Osmani dekoron me urdhrin 'Hero i Kosovës', Smajl Hajdarajn në 20-vjetorin e vrasjes
Lexo po ashtu Osmani dekoron me urdhrin 'Hero i Kosovës', Smajl Hajdarajn në 20-vjetorin e vrasjes

Spëtim Hajdaraj thotë se vrasja ishte politike dhe se nuk ka dyshime që vrasësit ishin shqiptarë.

Ai thotë se babai ka marrë kërcënime kohë pas kohe nga persona të ndryshëm, që thotë se edhe vet prindi i tij në atë kohë i kishte deponuar në organet e drejtësisë.

I biri i Smajl Hajdarajt thotë se shpreson që asnjë vrasje nga paslufta të mos mbetet e pazbardhur.

“Shpresoj se do të ketë edhe hetime të reja dhe të ruajnë dokumentacionin e vjetër që e kanë trashëgua”, deklaroi Tutje Shpëtim Hajdaraj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori