Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00, në Ferizaj.

Siç sqarohet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/