LAJMI I FUNDIT:

Djali me probleme psikike sulmon nënën e tij në Gllogoc

Djali me probleme psikike sulmon nënën e tij në Gllogoc
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Arllat, Gllogoc më datë 11.09.2019 në orën 13:00, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar me probleme psikike, i cili në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë dhe kishte kanosur nënën e tij.

Sipas raportit policor i dyshuari pas arrestimit me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë, ku pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/