LAJMI I FUNDIT:

Djali harxhon 16 mijë dollarë në video-lojëra, nëna akuzon krijuesit e lojërave për ‘taktika grabitqare’

Djali harxhon 16 mijë dollarë në video-lojëra, nëna akuzon krijuesit e lojërave për ‘taktika grabitqare’

Rasti që na vjen nga SHBA është vetëm një tjetër në një seri shembujsh, pra paralajmërime për prindërit që u japin fëmijëve të tyre telefona dhe tableta pa mbikëqyrje. 

Gjegjësisht, Jessica Johnson ishte tronditur kur mësoi se llogaria e saj bankare ishte e lidhur me një kartë blerje në internet, transmeton Telegrafi.

Duke vërejtur transaksionet që ajo e di që nuk i bëri, ajo mendoi se ishte një lloj mashtrimi ose gabimi, kështu që e raportoi atë në bankën e saj.


Sidoqoftë, kur kontrolluan transaksionet nga banka, ata e informuan atë se të dhënat në llogarinë e saj nuk ishin vjedhur dhe se nuk ishin vërejtur aktivitete të dyshimta gjatë transaksioneve, shkruan Entrepreneur.

Vetëm kur pa ikonën Sonic pranë transaksioneve, u bë e qartë për të se djali i saj gjashtë vjeç ishte fajtor për blerjen.

Gjatë verës, besoni apo jo, ai shpenzoi më shumë se 16,000 dollarë pazar në lojën video “Sonic Force”.

Edhe pse në disa raste, prindërit morën një rimbursim, kompania Apple i tha Jessica se ajo nuk do të kthente 16 mijë dollarë.

Arsyeja për këtë është se ajo i kontaktoi ata më shumë se 60 ditë pas pagesave.

Johnson deklaroi se ajo nuk e dinte që ambiente të tilla ekzistonin, sepse nuk do të kishte lejuar djalin e saj të bënte diçka të tillë.

Ajo gjithashtu akuzoi krijuesit e lojërave për ‘taktika grabitqare’ dhe për nxitje të shpenzimeve midis përdoruesve të rinj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil

Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil

Fun
Ajo nuk ka pasaportë: Mësoni edhe 8 fakte tjera interesante rreth Mbretëreshës Elizabeta II

Ajo nuk ka pasaportë: Mësoni edhe 8 fakte tjera interesante rreth Mbretëreshës Elizabeta II

Kalo në kategori