Djali i ish futbollistit të Liverpoolit, Emile Heskey ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Manchester Cityt.

“Djali jonë Reigan ka nënshkruar zyrtarisht për Man Cityn. Të lumtë vogëlush!”, ka shkruar nëna krenare Chantelle në Instagram.


“Faleminderit edhe për lojtarët e skuadrës së parë që e bënë ditën e tij shumë të bukur. E nderuat djali tim”.

city 2

Djaloshi gjatë nënshkrimit të kontratës ishte në fushë së bashku me Fabian Delph, Eliaquim Mangala dhe Gael Clichyn.

Djaloshi i ri shëtit nëpër zyrat e klubit duke u fotografuar me disa trofe.

city 3

Edhe vëllai i tij më i madh ka nënshkruar kontratë me këtë klub.

Babai i tij ende luan futboll në skuadrën e Boloton në Championship. /Telegrafi/

heskeyu

telegrafi sport app