Djali i David Beckham, Cruz shfaqet në momente intime me të dashurën gjatë pushimeve verore

Cruz Beckham duket se po shijon jetën në maksimum, teksa kaloi një ditë relaksi me të dashurën e tij, Jackie Apostel.
Çifti u fotografua në një përqafim të zjarrtë, ndërsa djali më i vogël i David dhe Victoria Beckham ndau një imazh romantik në rrjetet sociale, duke i shtuar si sfond muzikor këngën tropikale Kokomo nga The Beach Boys, një himn veror i frymëzuar nga Karaibet.
Në fotografi, 20-vjeçari Cruz shfaqet duke hedhur një vështrim përtej shpatullës së zhveshur të të dashurës së tij 30-vjeçare, teksa ata përqafohen me një sfond palmesh ekzotike, shkruan DailyMail.
Dyshja u panë së fundmi edhe në stadiumin Chase në Fort Lauderdale, ku ndanë një tjetër përqafim pasionant gjatë një ndeshjeje të Inter Miami kundër Nashville, që përfundoi me fitoren 2-1 për ekipin vendas.
Ndërkohë, marrëdhëniet brenda familjes Beckham nuk janë aq të qeta. Cruz është i përfshirë në një përçarje të hapur me vëllain e tij më të madh, Brooklyn Beckham, 26 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, aktoren Nicola Peltz.
David dhe Victoria Beckham raportohet se janë larguar emocionalisht nga çifti, pas mungesës së tyre në të gjitha festimet për ditëlindjen e 50-të të David në maj.
Pavarësisht se Brooklyn dhe Nicola udhëtuan në Londër në atë periudhë, ata nuk morën pjesë në asnjë nga aktivitetet familjare, as në festën madhështore në shtëpinë e Beckhams në Cotswolds, as në udhëtimin në Francë dhe as në darkën në restorantin Core në Notting Hill.
Më pas, çifti realizoi një set fotografik për markën luksoze italiane Moncler, vetëm pak kilometra larg shtëpisë së prindërve të Brooklyn në Holland Park, Londër, pa i njoftuar fare. Kjo u pa si një tjetër tregues i përçarjes së thellë.
Megjithatë, ka shenja të zbehta të një pajtimi të mundshëm. Brooklyn ende mban lidhje publike me familjen, sidomos përmes markës së tij të salcave pikante Cloud23, e cila ka marrë emrin nga numri i fanellës që David Beckham mbante kur luante për Real Madrid dhe LA Galaxy.
Në një komunikim me klientët, ekipi i Brooklyn theksoi me krenari këtë dedikim për të atin, duke sugjeruar se marrëdhëniet nuk janë tërësisht të shkëputura. /Telegrafi/




















































