Sonte (e martë) si asnjëherë më parë në Big Brother VIP ndodhi një gjë e pazakontë.

Për herë të parë, ‘Vëllai i madh’ ditën e djeshme njoftoi se do të ketë dy eliminime brenda natës.


Të njëjtit do të zgjidhnin njëri-tjetrin për nominim në një zinxhir të nisur nga Beatrix Ramosaj, ndërsa të fundit ngelën DJ Dagz dhe Einxhel.

Screenshot 24 1 Foto: Facebook

Për çiftin u hap menjëherë televotimi dhe se njëri prej tyre do të tërhiqet nga gara për çmimin prej 100 mijë eurosh.

Mes Einxhel dhe Dagz, DJ nga Kosova ka qenë ai që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP teksa moderatorja vazhdon të qëndroj akoma brenda.

Screenshot 25 Foto: Facebook

Spektakli i madh do të zgjas deri më 18 shkurt. /Telegrafi/

Screenshot 22 2 Foto: Facebook