LAJMI I FUNDIT:

Dizdari: Shitja e ‘Dardania Bank’ shpërdorimi më i vogël, Mustafa e Bukoshi deklaruan shumë më pak fonde se ato që u grumbulluan për Kosovën

Dizdari: Shitja e ‘Dardania Bank’ shpërdorimi më i vogël, Mustafa e Bukoshi deklaruan shumë më pak fonde se ato që u grumbulluan për Kosovën

Avokati shqiptar Shefqet Dizdari, i cili gjatë periudhës së luftës kishte ndërmjetësuar ndërmjet grupeve të shqiptarëve të Kosovës, ka ardhur për herë të parë me një rrëfim për luftën e Kosovës që nga fazat përgatitore.

Dizdari, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin transmetuar në RTV Dukagjini, ka thënë se shitja e “Dardania Bank” ishte shpërdorimi më i vogël që u bë në raport me ato që janë deklaruar, përcjell Telegrafi.


“Fondet e grumbulluare të Kosovës ishin shumë më të mëdha se ato që u deklaruan pas çlirimit nga Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi”.

Avokati thotë se çështja e hetimit të shitjes së “Dardania Bankës” është ndër më të rëndësishmet që duhen hetuar së bashku me rastin e vrasjes së Ali Ukës dhe Ahmet Krasniqit.

“Banka Dardania u krijua nga Ibrahim Rugova me procedurë të shpejtë, që e miratoi Sali Berisha. Kjo bankë ka luajtur rol të rëndësishëm në funksionimin e arsimit në Kosovë në atë kohë. Paratë vinin në kesh me avion nga diaspora dhe shpesh herë këto fonde janë lëvizur nga Remzi Ejupi… Shpesh herë kam transportuar edhe unë i shoqëruar nga punonjës policie”.

Dizdari thotë se për fat të keq “Dardania Banka” filloi të manipulohej, sipas tij arriti deri në atë masë sa që t’ia ndërpresë edhe fondet Ibrahim Rugovës që i nevojiteshin për pagesa të biletave apo hoteleve.

Rrëfim i rrallë: Shefqet Dizdari tregon për tentativat e FARK-ut për të blerë armë në Izrael, zbulon sekrete ushtarake
Lexo po ashtu Rrëfim i rrallë: Shefqet Dizdari tregon për tentativat e FARK-ut për të blerë armë në Izrael, zbulon sekrete ushtarake

“Kosova nuk mori asgjë nga shitja e asaj banke. U pasuruan disa drejtues të bankës e më lartë dhe ajo pothuajse iu fal italianëve”.

Avokati shqiptar ka thënë se ka prova të mjaftueshme për të hetuar keqpërdorimet me ‘Dardania Bank’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori