LAJMI I FUNDIT:

Dizajni final i Honda Urban EV, ishte gati para se të prezantohej koncepti (Foto)

Dizajni final i Honda Urban EV, ishte gati para se të prezantohej koncepti (Foto)

Versioni që del nga prodhimi gjatë vitit që vjen, nuk do të dallojë më shumë se ky

Gjatë shtatorit të kaluar, Honda prezantoi konceptin e Urban EV që u bë ylli i panairit të Frankfurtit, transmeton Telegrafi.


Lëvizë në një platformë krejtësisht të re dhe punon tërësisht me bateri, ndërsa është gati për prodhim në gjysmën e dytë të 2019-ës. Në fakt, mund të porositet që tani. Këtë e ka konfirmuar në Makoto Iwaki, që është shefi i dizajnit të makinave Honda, së bashku me lajmin se versioni final ishte gati para konceptit.

“Për dallim prej disa elementeve, është gati tërësisht i njëjtë me formën finale”, ka thënë Iwaki. Sipas tij, është dashur të bëhen teste dhe hulumtime nëse gjithçka është në rregull, ndërsa që të mos shkaktojnë ndonjë zhgënjim, e prezantuan fillimisht konceptin. Ky i fundit, ka rrota më të mëdha dhe është më i ulët, gjë që do të ishte shumë jo praktik për rrugë.

“E punuam vetëm për çështje studimi, nuk kishim ndërmend ta prodhonim”, ka thënë Iwaki, që edhe pozoi para një modeli Urban. Kjo makinë elektrike, pritet të del nga prodhimi ashtu siç u prezantua në Geneva Motor Show 2018, ndërsa për të pritet të ketë kërkesa të mëdha në shtetet e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

Auto
Kalo në kategori