LAJMI I FUNDIT:

Me dizajn unik dhe performancë të shkëlqyer – Suzuki Swift 2017 në Prishtina International Autoshow (Foto/Video)

Me dizajn unik dhe performancë të shkëlqyer – Suzuki Swift 2017 në Prishtina International Autoshow (Foto/Video)
Suzuki Swift 2017 - modeli më i ri nga brendi japonez po të prezantohet në Autoshow Prishtina me çmim promocional nga 16,500 me zbritje në 15,500 euro.

Për adhuruesit e veturave japoneze në Kosovë ka mbaruar pritja për të parë një nga veturat më të mira të lansuara së fundmi, pasi vetura e re nga brendi Suzuki, Swift 2017, do të vijë në Prishtina International Autoshow.

Është prodhuesi japonez i veturave Suzuki që tash e sa kohë ka konfirmuar lansimin në treg gjatë vitit 2017 të veturës Suzuki Swift 2017.


Suzuki Swift 2017 – modeli më i ri nga brendi japonez do të prezantohet në Prishtina International Autoshow.

Bëhet fjalë për një veturë moderne me dy motorë për përzgjedhje që do të mund të gjenden në pesë modele të ndryshme.

Suzuki Swift 2017 për dallim nga modelet e kaluara kësaj radhe do të mund të gjendet vetëm me pesë dyer dhe në Britani çmimi do të fillojë nga 11 mijë euro.

Veçantia e këtij brendi prestigjioz japonez të veturave është pikërisht çmimi i volitshëm, ku në Kosovë çmimi është 10,200 euro, një çmim ndjeshëm më i volitshëm se në Britani të Madhe. Promovimi i Suzuki Swift 2017 do të bëhet pikërisht në Prishtina International Autoshow ku edhe të interesuarit mund të blejnë veturën unike të Suzukit.

Me dizajn unik dhe modern, e panoramë të jashtëzakonshme, Suzuki Swift është definicioni i një veture për të rinj.

Swifti 2017 nga Suzuki është një bashkëdyzim mes peshës së vogël dhe dizajnit unik Baleno, që do të thotë se vetura do të ketë peshë vetëm 890 kg, teksa ka një dizajn mjaft sportiv.

Është i përshtatshëm shumë për rrugë të ngushta, teksa panorama lëvizëse e tij e bëjnë Swiftin 2017 një veturë për të rinj.

Pamja nga prapa…

Brenda veturës është një ekran LCD 4.2 inch me informata për vozitje, plus një ekran tjetër 7 inch me “touchscreen” me informata rreth sistemit të veturës.

I destinuar për të rinjt…

Suzuki ka konfirmuar se këto janë të shfrytëzueshme edhe kur barten dorëzat dhe kanë veçori tjera si 3D Satelit-Navigacion dhe Android Auto dhe Apple Carplay.

Suzuki Swift 2015 do të mund të gjendet vetëm me pesë dyer, që precizon synimin e brendit japonez për komoditet, krahas çmimit të volitshëm.

Sipas drejtorit të Suzukit për Britani të madhe, Dale Wyatt, vetura e lansuar së fundmi Baleno kujdeset për “fundin racional” të linjës së veturave të vogla të Suzukit. Kjo i ka lejuar brendit të realizojë Swiftin e ri më shumë emocional dhe ekspresiv, me përthyerje të buta dhe më i ulët në përgjithësi, plus një adaptim me xhama më ndryshe përreth.

Bordi i veturës është një ekran LCD 4.2 inch me informata për vozitje, plus një ekran tjetër 7 inch me “touchscreen” me informata rreth sistemit të veturës. Tejet i përshtatshë…

Në vitin 2018 pritet lansimi i Swift Sport me motor 1.4 booster-jet katër cilindër turbo nga Vitara S. Është fuqia e njëjtë e Swift Sportit aktual, por një rritje e performancës në motor dhe reduktimi i peshës së karbonit do të rrisin shpejtësinë e veturës së re. Do të ketë një varg arsyesh për personalizim dhe individualitet në Swiftin e ri, me një zgjedhje të ndryshme në eksterier dhe enterier.

Suzuki Swift 2017 mund të gjendet me disa ngjyra dhe motorë, kurse çmimi fillëstar i kësaj veture të jashtëzakonshme është 10,200 euro, ndjeshëm më lirë se në Britani të Madhe (11,000 euro). Veturën mund ta shikoni në prezantimin e parë të saj në Prishtina International Autoshow. 

Adhuruesit e veturave japoneze në Kosovë do të kenë rastin që para daljes zyrtare në shitje të shikojnë ekskluzivisht Suzuki Swift 2017 në Prishtina International Autoshow dhe të shohin nga afër këtë veturë të re revolucionare. /Telegrafi/