LAJMI I FUNDIT:

Ditët e acarta në Gjermani, shqiptari lëshon dy hotelet e tij për të pastrehët

Ditët e acarta në Gjermani, shqiptari lëshon dy hotelet e tij për të pastrehët

Nazmi Aruqi, është një shqiptar nga Kosova, i cili kishte ikur në Gjermani në vitin 1995 për t’i shpëtuar serbëve. Në fillimin e tij atje bëri jetë të vështirë me sfida, ndërsa sot është biznesmen i suksesshëm.

Aruqi tregon se kur ka arritur në Gjermani, dy javë ka qëndruar nëpër rrugë, pa ngrënë pa pirë dhe pa strehim.


“Temperaturat në qytezën e Frankfurtit këtë dimër kanë shkuar -16 gradë Celsius, ky dimër i egër e ktheu atë pas në kohën kur flinte rrugëve”, tha ai.

Për këtë arsye Nazmiu vendosi që dy hotelet e tij t’i vendose në dispozicion të personave që nuk kanë një strehë.

“Atë ditë isha me familjen duke shëtitur, dhe kur pashë të pastrehët mu kujtua koha ime kur kam ardhë këtu në Gjermani si një I pastrehë. Atëherë më lindi ideja që në këtë ditë dimri ti strehoja në hotel. Unë more në telefon kryetarin e komunës dhe ia propozova këtë ide, bëmë lajmërimin në FB dhe 6 mijë njerë e ndanë menjëherë. Aty më pas me erdhën dhe mediat gjermane”, tregon Aruqi.

Prej një javë Nazmiu në hotelet e tij nuk pret pushues, përkundrazi ai ka vendosur që biznesin e tij të lë në dispozicion të atyre njerëzve që janë harruar shoqëria, pra endacakët.

Me disa prej të pastrehëve Nazmi është lidhur aq shumë sa ka vendosur tu ndryshojë jetën, duke i siguruar shtëpi dhe punë.

“Kemi dhe persona që do t’i jap banesë më qëllimin që të ardhmen ta ngrënë këtu. Do i punësoj ata”, u shpreh tutje.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori