Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi ka zvogëluar edhe fitimin e bankave në vend. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë fitimin e bankave prej afër 18.7 milionë euro të bankave në tremujorin e parë të këtij viti, që paraqet një ulje prej afër 12.3 milionë euro në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më së shumti kjo ka të bëjë me vonesat në pagesat e kredive. Me fjalë të tjera, raporti i Bankës Popullore tregon se sektori bankier vendor edhe në tre muajt e parë të vitit ka vazhduar të punojë në mënyrë profitabile, por me një fitim dukshëm më të ulët për 39.6 për qind.
“Një ulje e tillë e rezultateve në tremujorin e parë të vitit 2020, rrjedh nga harxhimet e dyfishuara për anulimin e vlerës (para së gjithash të kredive jofunksionale) që kanë filluar të rriten nga muaji janar i këtij viti. Në periudhat e ardhshme pritet që të rriten edhe më tej harxhimet e anulimit të vlerës, duke marrë parasysh presionet për përkeqësimin potencial të cilësisë së portfolios së kredive të bankave, si pasojë e pandemisë globale të Kovid-19”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë.
Njëherësh raporti tregon edhe rritjen e harxhimeve operative që ka ndikuar në uljen e fitimeve të bankave në tre muajt e parë të këtij viti. Rritja e kredive që nuk kthehen me kohë apo që kanë problem me kthimin pas 90 ditësh – shumë pak ka të bëjë me qytetarët dhe kryesisht ndërlidhet me biznesin. Në tre muajt e parë të vitit, kreditë me probleme janë rritur për 841 milionë denarë apo 6.6 për qind tek firmat. Sipas veprimtarive, rritje më e madhe shënohet me 695 milionë denarë në industri dhe më pak në tregti.
Nga ana tjetër, nga Sektori i turizmit thonë se dëmet më të mëdha do ti fillojnë ti numërojnë në fund të muajit shtator, kur do të dihet edhe më saktësisht në shifra edhe humbjet e turizmit vendor si rrjedhojë e anulimit të dasmave, ahengjeve tjera dhe ardhjes së turistëve të huaj. Njëherësh, mbi 11 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar vauçerët për turizëm të shtetit kryesisht në Strugë dhe Ohër. Të martën, Qeveria me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, vendosi edhe ndryshimin e protokolleve për kryerjen e udhëtimeve ndërurbane dhe ndërkombëtare për pasagjerët me autobusë si kërkesë e esnafit të turizmit, ku në vend me 50 për qind, do të lejohen 75 për qind të plotësimit të kapaciteteve të autobusëve. Agjencitë turistike dhe transportuesit paraprakisht kanë kërkuar bartjen e udhëtarëve me 100 për qind të kapaciteteve. Agjencitë turistike kërkojnë edhe subvencionimin e pagave, ndërsa thonë se kanë nevojë për ndihmë nga shteti për të mbijetuar, në të kundërtën – 5000 punëtorë do të ngelen në rrugë.
“Kërkojmë deri në fund të vitit të marrin 14.500 denarë dhe kontribute të paguara për çdo punëtorë turistik pa kushtet që kanë ekzistuar deri më tani. Po ashtu, kërkojmë subvencione dhe ndihmë të pakthyeshme për çdo firmë, e cila mund të ketë likuiditet deri më 2020. Ne kërkojmë të mbijetojmë këtë vit, që në vitin 2021 klientët tanë të munden t’i vizitojnë destinacionet e rezervuara”, thonë agjencitë turistike.
Në të kundërtën, pas 15 gushtit do të vazhdojnë me protestat, kërcënojnë ata. Gjithashtu, punonjësit turistik ankohen edhe për shfrytëzimin e vauçerëve. Nga Ministria e Ekonomisë thonë se të gjitha agjencitë e licencuara të udhëtimit që duan të punojnë me vauçerët e turizmit, kanë mundur të regjistrohen në platformën “Pushime në vend” deri më 10 gusht 2020. Në këtë mënyrë, qytetarët që kanë marrë vauçerë turizmi, përveç kapaciteteve të akomodimit, do të jenë në gjendje t’i përdorin ato edhe përmes agjencive të udhëtimit që do të regjistrohen në platformë.
Nga ky dikaster thonë se vauçerët që janë lëshuar si zëvendësim për paratë e paguara për udhëtime e që janë anuluar për shkak të pandemisë, mund të shfrytëzohen edhe në Maqedoni, në rast se agjencia turistike që i ka lëshuar – ofron aranzhmane edhe në vend. “Në dispozitë theksohet se vauçeri mund të shfrytëzohet për aranzhmanet për të cilat pajtohen të dyja palët – klienti dhe agjencia. Në rast se agjencia ofron aranzhmane në Maqedoni, ato mund të shfrytëzohen edhe nga qytetarët që kanë vauçera. Ekzistojnë më shumë shembuj të tillë”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.
Mirëpo, një pjesë e agjencive turistike thonë së bëhet fjalë për të holla që janë paguar për aranzhmane të caktuara, andaj vauçerët nuk mund të shfrytëzohen për turizmin vendor. “Kjo nuk mund të realizohet për shkak se agjencitë nuk i ruajnë të hollat në arkat e tyre, por ato i kanë paguar mjetet për vendet ku konsumatorët kanë paguar udhëtimet dhe atje ka pasur qira fikse që ne do ta marrim në vitin 2021. Njëherësh, ne pushimet për pikat vendore turistike i punojmë për një kompensim të thjeshtë”, thotë nga agjencitë turistike.
Ndryshe, turizmi vendor pritet të jetë një sektorët më të goditur nga pandemia e koronavirusit. Analizat e ekspertëve vlerësojnë se në varësi prej efekteve të masave qeveritare, prej 2000-12 mijë punëtorë në turizëm do të humbin punën nëse kriza zgjat deri në fund të këtij viti, ndërsa humbjet financiare do të ishin mbi 200 milionë dollarë apo gjysma e të ardhurave të planifikuara. Njëherësh, në rastin e parë – rikuperimi apo kthimi në gjendjen e vitit 2019, do të ishte në vitin 2023.
Në skenarin më pesimist parashikohet që, nëse kriza zgjat deri në fund të vitit 2020, humbjet për turizmin do të jenë 4000 deri 20 mijë vende pune, ulje e të ardhurave mbi 80 për qind, ndërsa rikuperimi do të jetë i mundshëm në vitin 2027. Këtë e tregon studimi i fundit për efektet e COVID-19 ku ishin të përfshirë Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, Lidhja e Odave Ekonomike, Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Oda e Teknologjisë Informatike./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-780x439.jpg)
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet
![DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor
![Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/123-780x439.png)
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht