LAJMI I FUNDIT:

Dita krejtësisht e zakonshme e miliarderes së re? (Video)

Dita krejtësisht e zakonshme e miliarderes së re? (Video)

Kylie Jenner në kanalin e vet në YouTube ka publikuar blogun lidhur me atë se si duket një ditë e zakonshme në jetën e saj private

Shumica janë të befasuar me mënyrën e jetës të cilën e bën miliarderja e re, transmeton Telegrafi.


Dita e saj, së paku në blog, ka filluar rreth orës 08:00, ndërsa vajza e vogël e saj, Stormi, fle.

Pasi që bebja të jetë zgjuar, Kylie është veshur dhe edhe vetë është rregulluar për takimin të cilin e ka pasur atë ditë.

Pastaj vogëlushen ia ka dorëzuar dados dhe para shtëpisë së saj ka zgjedhur me cilën veturë do të shkojë në punë.

Në fund ka vendosur të shkojë me Rolls-Royce. Natyrisht, para zgjedhjes së veturës, ka zgjedhur cilën prej çantave të shumta ta marrë.

Shumica kanë komentuar që Kylie bën jetë krejtësisht të zakonshme.

Çfarë ju mendoni?

/Telegrafi/