LAJMI I FUNDIT:

“Dita Kombëtare e Zvicrës festohet edhe me simbole shqiptare” – vendosja e aksesorëve në një shitore bëhet lajm në mediat zvicerane

“Dita Kombëtare e Zvicrës festohet edhe me simbole shqiptare” – vendosja e aksesorëve në një shitore bëhet lajm në mediat zvicerane

Konfederata Zvicerane është krijuar më 1 gusht 1291, që festohet çdo vit si Dita Kombëtare e Zvicrës.

Sikurse edhe çdo vit tjetër, edhe këtë vit pritet që kjo datë të shënohet atje, për të cilën ditë janë bërë edhe përgatitje të shumta.


Dhe ardhja e kësaj feste mund të vërehet edhe në shitjet e shitoreve, ku ka rritje të shitjeve tek produktet në të cilat figurojnë simbolet zvicerane.

Por një detaj interesant në një nga shitoret zvicerane i ka rënë në sy një lexuesi, gjë e cila është bërë edhe lajm në mediat vendase, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për fotografi të cilat janë bërë në një shitore në Wattwil, ku afër aksesorëve me simbole zvicerane, janë vendosur edhe aksesorë me simbole shqiptare.

Lidhur me këtë, mediat kanë kontaktuar edhe përfaqësues të kompanisë, të cilët kanë thënë se bëhet fjalë për një gabim njerëzor.

Angela Schnyder, zëdhënëse e kompanisë Otto’s ka thënë se ato nuk janë aspak pjesë e artikujve të festës së 1 gushtit, përcjell Telegrafi.

“Ky ishte një gabim. Kreu i degës është informuar”.

Ndërsa në pyetjen se si erdhi deri te kjo, ajo supozon se “personeli i cili i ka vendosur në atë raft, me siguri ka menduar se ato (gotat e kuqe) janë vendosur për shkak të ngjyrës me artikujt tjerë”.

Ndryshe, mediat shkruajnë se në këtë kompani, ka specifikime të qarta për shfaqjen e artikujve të 1 gushtit.

“Me më shumë se 2,000 punonjës, megjithatë, është disi e vështirë të kontrollosh zbatimin e këtyre rregullave”, ka thënë Schnyder. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Babai zgjoi djalin dyvjeçar, reagimi i tij kënaqi miliona njerëz

Babai zgjoi djalin dyvjeçar, reagimi i tij kënaqi miliona njerëz

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kalo në kategori