Sipas psikologut Jed Diamond, ka pesë faza të dashurisë të cilat i përjeton një çift.
Nëse ndiheni sikurse keni ngecur diku, mos u frikësoni. Siç duket, shumica e çifteve ngecin te faza e tretë, transmeton Telegrafi.
Diamond është autor i librit ‘The Irritable Male Syndrome’, ndërkaq e ka përdorur përvojën e tij 30 vjeçare si ekspert i lidhjeve për t’i definuar pesë fazat e dashurisë.
Faza e parë: Rënia në dashuri
Kjo ndryshe njihet edhe si “periudha e muajit të mjaltit”. Sipas ekspertit, kjo është faza ku i projektoni të gjitha shpresat dhe ëndrrat te partneri juaj. Për ju, partneri nuk ka të meta, ndërkaq është personi ideal në mendjen tuaj.
Gjatë kësaj faze, hormonet e lumturisë janë më të mëdha se kurdo herë, ndërkaq ju u besoni atyre hormoneve krejtësisht.
Normalisht, kjo nuk mund të zgjatë përgjithmonë.
Faza e dytë: Kur bëheni çift
Gjërat ndryshojnë shumë sepse bashkëjetesa ose lindja e fëmijës gjithashtu kanë efekte psikologjike te ju. Ju ndiheni sikurse jeni ekip, ndërkaq jetët tuaja janë më simbiotike.
Ju ndiheni më të mbrojtur dhe dëshiruar falë përkushtimit, dhe se ky/kjo definitivisht është personi i duhur për ju.
Madje, sipas ekspertit, ju besoni se ‘fati’ ka ndikuar në këtë.
Faza e tretë: Zhgënjimi
Kjo është faza ku filloni të brengoseni se a do të zgjatë dashuria juaj përgjithmonë.
Ju mendoni të ndaheni nga ai person, duke konsideruar se çdo gjë që bën ai/ajo është irrituese.
Kjo është faza ku të gjitha pjesët e mira të lidhjes kanë përfunduar, ndërkaq shumica e çifteve ngecin në këtë fazë dhe vendosin ta përfundojnë lidhjen.
Faza e katërt: Krijimi i dashurisë së përjetshme dhe të vërtetë
Diamond nuk e shpjegon saktësisht se si ta kaloni fazën e tretë, por nëse ia arrini ta bëni këtë, lumturia e madhe ju pret!
Ai thotë të bëni çmos për t’i hequr dyshimet dhe të punoni bashkë për ta kaluar fazën e tretë, pas kësaj çdo gjë është më mirë.
Faza e pestë: Përdorimi i ‘fuqisë së dy personave’ për ta ndryshuar botën
“Ju nuk duhet të jeni bashkë vetëm për hatër të jetës, por ju jetoni si çift për një kauzë më të madhe. Mund të jetë se punoni bashkë, shkruani bashkë, krijoni diçka bashkë – mund të jetë çfarëdo”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi