LAJMI I FUNDIT:

Dita e parë e diskutimit rreth rebalancit të Buxhetit

Dita e parë e diskutimit rreth rebalancit të Buxhetit

Sot debati në komisionin e Kuvendit për rebalancin e Buxhetit filloi me shprehjen e pakënaqësive të mëdha nga përfaqësuesit të opozitës dhe me diskutime dhe akuza të shumta të ndërsjella, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Marjanço Nikolov nga LSDM ka thënë se nëse bëhet përmbledhje e shpenzimeve të parealizuara kapitale prej 58 milionë eurove për vitin 2015 të konstatuara në llogarinë përfundimtare, 45 milionë eurot e shkurtuara me rebalancin e buxhetit në vitin 2016 dhe 69 milionë eurot e hequra për ndërtimin e hekurudhës prej Korridorit 8 nga fondet IPA, merret shumë prej 172 milionë euro dedikuar kryesisht për projekte kapitale të cilat Qeveria nuk arriti ti realizojë. Me shpenzimin e tillë të parave të popullit, vlerësoi Nikollov, rritja ekonomike e Maqedonisë do të shënojë ulje, të rinjtë në mënyrë masovike do të shpërngulen dhe vendi do të shkojë prapa dhe do të stagnojë.


“Nëse jo për shpenzime kapitale, për zhvillim, për hapje të vendeve të reja të punës nëse këto 36 milionë euro shtesë ju nevojiten për mobile, rehati personale, mëditje, fasada baroku, shatërvane, rreth panoramik, blerje parazgjedhore të votave? Kur nuk mund t’i realizoni shpenzimet kapitale, përse u impononi borxhe të reja dhe e shpenzoni ardhmërinë e gjeneratave të reja”, ka thënë Nikolov.

Deputetët e PDSh këtë rebalanc të buxhetit e kanë konsideruar si antishqiptar sepse me të sipas tyre shkurtohen vetëm programet e filluara ose të paralajmëruara në vendbanimet me shumicë shqiptare.

“Nga shqiptarët kërkohen vetëm ta mbushin buxhetin, ndërsa ata as punësohen, as u rinovohen shkollat ose spitalet. Ju shkurtoni nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, nga Sheshi Skënderbe, nga spitali i Tetovës dhe të tjera”, ka thënë Bekim Fazliu nga PDSh.

“Me rebalancin e buxhetit bëhet vetëm shpërndarja e serishme e mjeteve. Shkurtimi prej 60 milionë denarëve nga Sekretariati është për shkak të zgjedhjeve dhe prandaj u ndërprenë aktivitetet dhe punësimet” është përgjigjur Rexhail Ismaili nga BDI.

Shqyrtimi i rebalancit në komision duhet të zgjasë dhjetë ditë pune, ndërsa PDSh opozitare ka dorëzuar 323 amendamente ndërsa OBRM-PDUKM vetëm 2 amendamente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori