LAJMI I FUNDIT:

Dita e katërt e seancës për kërkim përgjegjësi nga Ivanov!

Dita e katërt e seancës për kërkim përgjegjësi nga Ivanov!

Edhe sot ka vazhduar debati i ashpër midis partive maqedonase në kuadër të seancës për kërkim përgjegjësi të presidentit Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.


Në një moment atmosfera e debatit në Kuvend për mocionin e votëbesimit ndaj Ivanovit është tensionuar deri në atë shkallë sa që krye-parlamentari Trajko Veljanoski ka reaguar duke thënë se foltorja nuk është vendi ku tregohet forca fizike por vend ku deputetët shprehin qëndrimet e tyre.
Deputetja e LSDM-së, Biljana Nasteska ka akuzuar se kryetari Gjorgje Ivanov duhet të marrë përgjegjësi, pasi që me vendimin e faljes ka diskriminuar qytetarët.

“Ai bëri diskriminim të rëndë ndaj qytetarëve, edhe atë dy herë radhazi: e para, ai i fali vetëm politikanët, ata që kanë marrë mjaft para,  pa pasur konsideratë të tjerët, të cilët nuk kanë paguar fatura, apo… për 100 qebapë. Domethënë të gjykuar për shuma minimale”, tha Nasteska.

Por, deputeti i OBRM-PDUKM, Andon Çibishev në përgjigjen kundër Nasteskës tha se presidenti Ivanov me vendimin për falje ka dërguar mesazh pozitiv jo vetëm për faktorin vendas, por edhe për atë ndërkombëtar se Maqedonia mund të ballafaqohet me sfidat politike.

“Unë mendoj, dhe jam plotësisht i bindur se vendimi i kryetarit Ivanov në moment të caktuar politik ishte moment vendimtar, që bëri kthesë pozitive politike në vend”, tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike, Pavle Trajanov tha se Ivanov ka humbur besimin dhe nuk ka besueshmëri që të qëndrojë në pozitën e tij.

“Dua të them qëndrimin tim në lidhje me përgjegjësinë e Gjorgje Ivanovit. Me një fjali, ai ka humbur edhe besueshmërinë edhe reputacionin ndërkombëtarë që edhe më tutje të udhëheq me shtetin ose më saktë të mbetet kryetar i shtetit”, ka thënë Trajanov.

Debati për mocionin e votëbesimit për Ivanovin filloi më 13 qershor dhe pritet që të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme sepse akoma ka listë të gjatë deputetësh të cilët janë paraqitur për fjalë në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori