LAJMI I FUNDIT:

Dita e fundit e seancës publike në Gjykatën e Apelit për ngjarjet e 27 prillit

Dita e fundit e seancës publike në Gjykatën e Apelit për ngjarjet e 27 prillit

Me dëshmi të disa prej të akuzuarve dhe me fjalimin e prokurorisë para Këshillit penal të Gjykatës së Apelit Shkup, sot duhet të përfundojë seanca publike rreth ankesave për aktgjykimet për dhunën në Kuvend më 27 prill 2017.

Seancën publike për këtë lëndë dje e karakterizoi deklarata e të akuzuarit Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili në fjalimin e tij para këshillit gjyqësor tha se ka marrë kërcënime nga shoqëruesit e bashkëshortes dhe gruas së Mitko Çavkovit (ish-drejtor i Byrosë për siguri publike), derisa është dërguar në gjykatë. Ninxha tha se ka marrë kërcënime edhe nga Çavkovi ditën e shqiptimit të aktvendimeve.


Avokati i Çavkovit, Sashko Dukovski, lidhur me këtë çështje, tha se nuk ka pasur kurfarë kërcënimesh sepse në seancë dje nuk ka qenë askush nga familjarët e Çavkovit.

“Ai është një skenar i njejtë, për të cilin disa morën tetë vite burg, ndërsa të gjithë të tjerët 15 vite. Bashkëpunim me prokurorinë. As kërcënim, asgjë. Kush kujt do t’i kërcënohet. Përse janë komandantët këtu për të intervenuar. Kush e ka mizën nën kapelë, tregon. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë kërcënimi”, deklaroi Dukovski për pohimin e Aleksandar Vasilevskit – Ninxhës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori