Subjektet politike kanë kohë vetëm edhe sot të bëjnë fushatë zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, fushatë kjo që nisi më 3 shkurt.
Për zgjedhjet parlamentare, subjektet politike kanë pasur kohë dhjetë ditë që të shpalosin para qytetarëve plan-programin e tyre qeverisës dhe kandidatët për deputetë.
Fushata zgjedhore përmbyllet të premten në mesnatë, ndërsa dita e shtune do të jetë heshtje zgjedhore.
Kryesisht, tubimet e subjekteve politike kaluan të qeta dhe deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por në këto tubime të partive politike nuk janë respektuar masat antiCOVID-19.
Inspeksioni në Prishtinë ka shqiptuar 11 gjoba për subjektet politike, të cilat nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19.
Tri gjoba për Lidhjen Demokratike të Kosovës, tri gjoba për Partinë Demokratike të Kosovës, dy gjoba për Lëvizjen Vetëvendosje, dy gjoba për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe një gjobë për Nismën Socialdemokrate.
Tubimet e subjekteve politike janë përcjellë me numër të madh të qytetarëve, ku shumë prej tyre nuk kishin as maska mbrojtëse, raporton Telegrafi.
Ndërkaq, deri tani, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar tri gjoba për partitë politike, të cilat arrijnë shumën e 43 mijë e 700 euro.
Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP ka pranuar si të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë ka refuzuar të pabazuar dhe 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.
Sipas njoftimit të PZAP-it, AAK-ja është dënuar me 22 mijë e 700 euro, Nisma Socialdemokrate 20 mijë euro dhe PDK-ja me 1 mijë euro.
“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur me datën 11.02.2021 ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore. Lëvizja Vetëvendosje! Ka paraqitur dy (2) ankesa, një (1) kundër PDK, dhe një (1) kundër AAK, Lidhja Demokratike ka paraqitur një (1) ankese kundër AAK, Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur 7 ankesa, tri (3) ankesa kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK, një (1) ankesë kundër LDK, një (1) ankesë kundër NISMA Socialdemokrate, një (1) ankesë kundër Iniciativës Qytetare ‘Komuniteti i Bashkuar’ – Adrijana Hodzic dhe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një (1) ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec”, thuhet në njoftim.
Në këto zgjedhje ka marr pjesë edhe diaspora.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka pranuar 15 mijë e 966 pako të supozuara me fletëvotime të cilat janë dërguar nga jashtë shtetit.
Shifrat i ka bërë të ditura për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966”, tha Elezi.
Po ashtu, ai bëri të ditur se pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.
Ndryshe, janë 102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar në KQZ për të votuar nga jashtë për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019 ku ishin 35,087 të regjistruar, por që në Kosovë brenda afatit arritën 20,200 vota
Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt, përmban: 1 milion e 794 mijë e 862 emra të votuesve. Pra, në këto zgjedhje janë 143 mijë e 6 votues më pak se në Zgjedhjet për Kuvend të 6 tetorit 2019.
Nga kjo listë janë larguar 122 mijë e 421 votues të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuara nga UNMIK-u, si dhe për shkak të largimit të 11 mijë e 86 të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë