LAJMI I FUNDIT:

​Dita e Evropës, ambasadori Szunyog: Kosova e ka të ardhmen në BE

​Dita e Evropës, ambasadori Szunyog: Kosova e ka të ardhmen në BE

Ambasadori i BE-së në Prishtinë Tomas Szunyog ka përçuar mesazhin e tij për popullin e Kosovës me rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës.

Në një video-adresim përmes Facebook-ut, ambasadori Szunyog ka thënë se kjo ditë përfaqëson kremtimin e vlerave të përbashkëta te të cilat besojmë dhe se Dita e Evropës u përket qytetarëve të Kosovës po aq sa edhe atyre të Bashkimit Evropian dhe

“Kjo është mundësia e parë që më jepet që ta përgëzoj popullin e Kosovës, teksa kremtojmë së bashku Ditën e Evropës. 9 maji na përkujton unitetin dhe fatin e përbashkët të unionit tonë, dhe partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Kjo ditë na përkujton të gjithëve. Kjo ditë u përket kosovarëve po aq sa iu përket qytetarëve të BE-së. Ajo përfaqëson kremtimin e vlerave të përbashkëta te të cilat besojmë. Kosova e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe nuk ka alternativë ndaj rrugës evropiane. BE nuk do të jetë e plotë pa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është besimi im i palëkundur, se përkundër sfidave të sjella nga pandemia përkundër ndonjë dallimi të përkohshëm në opinione, roli i BE-së nuk do të pakësohet kurrë dhe BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i afërt i Kosovës”, ka thënë Szunyog.

Për më tepër, ai ka shprehur përkushtimin e BE-së për të vazhduar ndihmën për Kosovën për rimëkëmbjen ekonomike, institucioneve të saj, forcimin e demokracisë dhe punësim për të rinjtë.

“BE ka siguruar resurse financiare për luftimin e efekteve sociale dhe ekonomike të krizës aktuale, me ndihma humanitare, grante dhe kredi. Por, ne do të bëjmë edhe më shumë. Të gjithëve na ka prekur, dhe së bashku duhet ta luftojmë. Prandaj, le të qëndrojmë së bashku sot, për ta shënuar Ditën e Evropës, dhe të kremtojmë vlerat e përbashkëta mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Szunyog.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori