LAJMI I FUNDIT:

Dita e autizmit, Pendarovski: Nuk duhet të harrojmë asnjë anëtar të komunitetit tonë

Dita e autizmit, Pendarovski: Nuk duhet të harrojmë asnjë anëtar të komunitetit tonë

Nuk duhet të harrojmë asnjë anëtar të komunitetit tonë. Le të përqendrohemi në aftësitë dhe jo në aftësinë e kufizuar dhe të punojmë në rritjen e ndërgjegjësimit publik për njerëzit që janë ndryshe. Ky ishte mesazhi që përcolli presidenti i vendit, Stevo Pendarovski me rastin e ditës botërore të Autizmit. Ai bënë thirrje për solidarizim dhe mbështetje të pafundme për personat që nuk janë më pak të vlefshëm se ne të tjerët.

“Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujtohet detyrimi ynë për të krijuar kushtet për përfshirje cilësore të personave me zhvillim atipik në shoqëri. Të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë, duke përmirësuar shërbimet dhe duke aplikuar zgjidhje sistematike që do t’u mundësojnë fëmijëve dhe të rriturve me zhvillim jotipikë të kenë një cilësi më të mirë jetese dhe integrim më të madh në shoqëri”, tha Stevo Pendarovski.


Ndërkaq, Shoqata Shkencore e Maqedonisë për Autizëm dhe Shoqata për Mbështetje dhe Trajtim të Personave me Spektër Autistik dhe Zhvillim Atipik “Në botën time” sot shënuan 2 Prillin, Ditën botërore të autizmit.

Me këtë rast SHSHMA në Kinotekë organizoi ngjarjen e titulluar “Shoqërim, shoqërim dhe vetëm shoqërim”. Nga kjo organizatë potencojnë se këtë vit sërish janë përfshirë edhe në fushatën onlajn të Autizmit Evropë që zbatohet në mbarë Evropën dhe është quajtur “Udhëtim i lumtur nëpër jetë” që të theksohet se është e nevojshme qasja holistike gjatë gjithë jetës dhe që të sigurohen se personat me autizëm mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre.

“Fushata “Udhëtimi i lumtur i jetës” synon të nxjerrë në pah shqetësimet dhe aspiratat e njerëzve me autizëm dhe familjeve të tyre për një sërë çështjesh kyçe si qasja në arsim, punësimi, mbështetja e duhur e përfshirjes, jeta e pavarur, qasja dhe pjesëmarrja politike”, thonë nga SHSHMA.

Edhe shoqata për përkrahje dhe trajtim të personave me çrregullime të spektrit autik dhe zhvillim atipik “Në botën time” me rastin e Ditës Botërore të Autizmit organizoI manifestim në Kopshtin Zoologjik të Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori