LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës

Dita Botërore e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës

Me rastin e 28 prill – Ditës botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë, sot Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës organizon tryezë të rrumbullakët me temë „Fatkeqësitë, lëndimet dhe rastet e vdekjes gjatë punës në Republikën e Maqedonisë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Raporti vjetor për fatkeqësi, lëndime dhe raste të vdekjes gjatë punës në Maqedoni për vitin 2015 i përpiluar nga Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje në punë do të prezantohet në këtë tryezë të rrumbullakët nga kryetari i shoqatës, Milan Petkovski.


Në debat është paralajmëruar pjesëmarrja e të gjithë institucioneve relevante në Maqedoni, të cilët do të flasin lidhur me gjendjen e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës në Maqedoni./Telegrafi/