LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e HIV-SIDA, në Maqedoni nga kjo sëmundje kanë vdekur 123 persona

Dita Botërore e HIV-SIDA, në Maqedoni nga kjo sëmundje kanë vdekur 123 persona

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), HIV edhe më tej mbetet problem global i shëndetit publik. Më shumë se dy milionë njerëz në Rajonin evropian të OBSH-së janë të prekur nga HIV.

Vlerësimi i OBSH-së është se në vitet e fundit nuk ka pasur asnjë përparim drejt arritjes së objektivave për HIV. Janë zvogëluar burimet dhe si rezultat, shumë jetë janë në rrezik.


Në Maqedoninë e Veriut, deri në vitin 2022, nga HIV/SIDA kenë vdekur 123 persona, ndërsa 451 persona jetojnë me këtë sëmundje.

Gjatë muajit tetor, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik në RMV janë regjistruar pesë raste të reja. Të gjithë të regjistruarit janë me HIV. Është regjistruar edhe një vdekje nga HIV/AIDS.

Nuk ka ilaç për HIV/SIDA, por ka ilaçe që ngadalësojnë sëmundjen. Për t’u mbrojtur nga HIV/SIDA, është e nevojshme të praktikoni marrëdhënie seksuale të sigurta duke përdorur prezervativ. Për të kuptuar nëse jeni HIV pozitiv, duhet të bëni test. Testi për HIV rekomandohet të bëhet të paktën tre muaj, ndërsa në disa situata, deri në gjashtë muaj pas sjelljes së rrezikshme.

OBSH u bën thirrje liderëve globalë dhe qytetarëve që t’i njohin dhe zgjidhin pabarazitë që e pengojnë përparimin në dhënien fund të SIDA-s dhe të barazohet qasja në shërbimet bazë të HIV-it, veçanërisht për popullatat kryesore – burrat që bëjnë seks me burra, personat transgjinorë, njerëzit që përdorin drogë, punëtorët e seksit, të burgosurit dhe emigrantët – dhe partnerët e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori