LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet për reforminin e OBT-së

Diskutohet për reforminin e OBT-së

Zyrtarët e lartë të tregtisë nga 12 vende dhe Bashkimi Evropian u takuan për të diskutuar mbi reformimin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Takimi me dyer të mbyllura, i organizuar nga ministri për Diversifikimin e Tregtisë Ndërkombëtare i Kanadasë, Jim Carr, u përqendrua në tre tema kryesore që kërkojnë veprime të menjëhershme, përkatësisht zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, negociimin dhe efektivitetin e OBT-së.


OBT-ja ballafaqohet me sfidat serioze ndaj sistemit të tregtisë shumëpalëshe, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësinë ndaj kësaj organizate, përcjell Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar haptazi emërimet e gjyqtarëve të rinj të mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të OBT-së, një taktikë që kërcënon të paralizojë organizatën dhe të parandalojë marrjen e vendimeve prej saj.

12 vendet anëtare të OBT-së shpresojnë t’i bindin dy ekonomitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën, për ta shpëtuar këtë mekanizëm. /Telegrafi/