LAJMI I FUNDIT:

Diskriminohen duhanxhinjtë shqiptarë në blerjen e duhanit (Video)

Diskriminohen duhanxhinjtë shqiptarë në blerjen e duhanit (Video)
Ilustrim

Diskriminohen në blerjen e duhanit banorët e Studeniçanit dhe Moranës, për shkak të, siç thonë ata, vetëm pse janë shqiptarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tv Shenja raporton se banorët e kësaj ane ankohen se duhani i tyre nuk blihet me vlerën e çmimit që duhet të shitet, por kompania blerëse u ofron çmime të klasës së tretë, në vend që të shiten me atë të së parës dhe dallimi i vlerës së këtij çmimi ëshë 60 denarë për kilogram.


Të punësuarit në objektin që bëhet shitblerja e duhanit janë sa shqiptar aq edhe maqedonas, por shqiptarëve nuk u lejohet të qëndrojnë aty kur bëhet matja e duhanit.

Kultivuesit e duhanit ndjehen jashtëzakonisht të revoltuar nga partitë shqiptare sepse asnjëherë nuk janë vizituar nga ata, gjithashtu apelojnë deri tek kompetentët që ta zgjidhin problemin e tyre pa eskaluar situata sepse siç thonë edhe ata, problemi sa vjen e zgjerohet. Ndërsa ankesat që ata i drejtojnë në ministri, thonë banorët mbeten vetëm sirtareve./Telegrafi/