Disa zona të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë


Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Mitrovica" ka njoftuar, se janë duke u realizuar punime në mirëmbajtjen e ujësjellësit dhe kanalizimit.
"Punimet janë duke u realizuar në rrjetin e ujësjellësit në këto zona: Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Bislim Bajgora”, Rr. “Kuvendi i Lezhës”, Rr. “Hetem Voca”, Rr. “Ahmet Selaci”, Fshati Tunel i Parë, Fshati Stan Tërg", thuhet në njoftim.
"Ndërsa, punimet në rrjetin e kanalizimit në keto zona: Rr. “Selaniku”, Rr. “Josip Rela”, Rr. “Bislim Bajgora”, Rr. “Faruk Spahiu.
“Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit".
"Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet tujet në në postimin e KRU Mitrovica. /Telegrafi/





































