Me të filluar nga ora 11:00, disa lagje në Prishtinë nuk do të kenë ujë, si shkak i punimeve që do të bëhen në gypin FI300 milimetra.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pa furnizim me ujë mbesin rruga “Luan Haradinaj”, “Rexhep Luci”, “Hajdar Dushi”, “Garibaldi”, “Mujo Ulqinaku”, “Robert Doll” dhe disa rrugica në atë zonë.
“Gjatë ditës së sotme, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në gypin me diametër FI300 milimetra në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në qendër të Prishtinës. Intervenimi do realizohet si pasojë e një defekti të ndodhur aty. Për shkak të sanimit të linjës, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00. Pa furnizim me ujë mbesin: rruga ‘Luan Haradinaj’, rruga ‘Rexhep Luci’, rruga ‘Hajdar Dushi’, rruga ‘Garibaldi’, rruga ‘Mujo Ulqinaku’, rruga ‘Robert Doll’ dhe disa rrugica në atë zonë”, njofton kompania.
Në komunikatë thuhet edhe se rikthimi i furnizimit me ujë të pijshëm do ndodhë pas sanimit përfundimtar të defektit.
“Se sa do zgjasë intervenimi varet nga natyra e defektit, ndërsa furnizimi me ujë ndërprehet në orën 11:00”, përfundon komunikata. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?