Disa vende të NATO-s po inkurajojnë aleatët e tyre që të jenë më të guximshëm kur bëhet fjalë për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë.
Shumë vende të NATO-s e kanë ndihmuar Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022, duke siguruar armatim dhe trajnim të trupave ukrainase.
Megjithatë, disa thonë se aleatët e Ukrainës duhet të konsiderojnë veprime më të drejtpërdrejta për të ndaluar Rusinë, duke përfshirë vendosjen e trupave të tyre në terren.
Komentet më të fundit erdhën nga Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë.
Ajo tha se anëtarët e aleancës nuk duhet të shqetësohen se dërgimi i trupave në Ukrainë për të trajnuar ushtarë do të rrezikonte një luftë më të gjerë me Rusinë.
Kjo pasi sipas saj, aleatët që trajnojnë trupat ukrainase po e bëjnë këtë jashtë Ukrainës.
Megjithatë, disa zyrtarë perëndimorë dhe ukrainas besojnë se trajnimi i ushtarëve ukrainas në territorin e tyre do të ishte më efikas.
Kallas tha: “Ka vende që po trajnojnë ushtarë tashmë në terren”.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, e quajti “sekret të hapur” që disa ushtarë perëndimorë janë tashmë në Ukrainë.
Kallas tha se edhe nëse ushtarët e NATO-s do të sulmoheshin nga Rusia ndërsa ishin në Ukrainë, kjo nuk do të shkaktonte automatikisht Nenin 5, klauzolën e mbrojtjes kolektive të NATO-s.
Sipas klauzolës, një sulm kundër një anëtari të NATO-s është një sulm kundër të gjithëve.
“Nuk mund ta imagjinoj se nëse dikush lëndohet atje, atëherë ata që kanë dërguar njerëzit e tyre do të thonë ‘është neni pesë. Le të bombardojmë Rusinë”, tha Kallas.
Ajo shtoi: “Nëse dërgoni njerëzit tuaj për të ndihmuar ukrainasit, ju e dini se vendi është në luftë dhe ju shkoni në një zonë rreziku, kështu që ju merrni rrezikun”.
Estonia, ndonëse vend i vogël, është një nga aleatët kryesorë të Ukrainës.
Ajo ka paralajmëruar vazhdimisht se Rusia ka të ngjarë të sulmojë diku tjetër në Evropë pas Ukrainës.
E komentet e Kallas vijnë pasi zyrtarë të tjerë në Estoni sugjeruan se ushtarët e tyre mund të dërgoheshin në Ukrainë.
Madis Roll, këshilltari i presidentit të vendit për sigurinë kombëtare, tha se qeveria po diskuton “seriozisht” potencialin e vendosjes së trupave estoneze në Ukrainë në role jo luftarake.
Por, edhe Franca thotë se territoret ukrainase mund të kenë nevojë për trupa perëndimore.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Evropa duhet të konsiderojë dërgimin e trupave për të ndihmuar Ukrainën, pasi sipas tij, “nëse Rusia fiton në Ukrainë, nuk do të ketë siguri në Evropë”.
Macron vazhdimisht tha se ai mund të konsideronte vendosjen e trupave perëndimore në Ukrainë.
Gjithashtu, presidenti francez shtoi se do ta konsideronte këtë hap “nëse do të kishte një kërkesë nga Ukraina”.
Ai shtoi: “Ne kemi qenë padyshim shumë hezitues duke përcaktuar kufijtë e veprimit tonë për dikë që është agresori”.
Macron, ashtu si Kallas, paralajmëroi se Rusia ka të ngjarë të sulmojë diku tjetër në Evropë nëse nuk mposhtet në Ukrainë.
Në përgjigje të Macron, Kremlini tha se vendosja e trupave të NATO-s në Ukrainë do të çonte në një luftë midis saj dhe Rusisë.
Dhe aleatë të tjerë, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, thanë se nuk po e konsideronin një lëvizje të tillë.
Ndryshe, vende të tjera po shqyrtojnë dërgimin e ushtarëve për të trajnuar trupat ukrainase.
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Sikorski, tha se prania e forcave të NATO-s në Ukrainë “nuk është e paimagjinueshme” dhe tha se ai e vlerësonte Macron që nuk e përjashtoi këtë ide.
Edhe kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, tha se ajo kishte autoritetin nga parlamenti i saj për të dërguar trupa në Ukrainë për trajnime, por Ukraina nuk kishte kërkuar ende asnjë.
Ajo tha se Rusia mund të marrë në konsideratë reagimin, por “nëse do të mendonin vetëm për përgjigjen ruse, atëherë nuk mund të dërgonin asgjë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shkrirja e akullnajave shkaktoi gati 2 cm rritje të nivelit të detit këtë shekull, zbulon një studim

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Turqia do të eksportojë 15,000 ton vezë në SHBA mes ndërprerjeve për shkak të gripit të shpendëve

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

Bombarduesit amerikanë B-52 fluturuan mbi nëntë vende në Lindjen e Mesme për të treguar forcën

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame