LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri kanadez reagon pas tragjedisë në festivalin rrugor në Vancouver

Kryeministri kanadez reagon pas tragjedisë në festivalin rrugor në Vancouver

Disa persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një shofer përplasi veturën në një turmë gjatë një festivali rrugor në Vancouver.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili është kandidati në zgjedhjet federale të së hënës, ka shkruar në X se është “i shkatërruar” pasi ka mësuar për ngjarjen në festivalin Lapu Lapu në Vancouver.

Disa të vdekur pasi automjeti përplaset me turmën në një festival rrugor në Vancouver
Lexo po ashtu Disa të vdekur pasi automjeti përplaset me turmën në një festival rrugor në Vancouver

“Ofroj ngushëllimet më të thella për të dashurit e atyre që humbën jetën dhe ata që u plagosën, për komunitetin filipinas kanadez dhe për të gjithë ata në Vancouver. Ne të gjithë po mbajmë zi me ju”, shkroi ai.

“Po monitorojmë situatën ngushtë dhe jemi mirënjohës për reagimin e shpejtë të ekipeve të para të shpëtimit”, përfundoi Carney.

Ndërkohë, video të publikuara në rrjetet sociale tregonin ekipet e emergjencës në vendngjarje, me disa persona të shtrirë në tokë – disa prej tyre dukeshin të plagosur.

Ndryshe, policia kanadeze tashmë ka nisur hetimet dhe së shpejti do të del me njoftimin e parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ky ndoshta do të jetë fundi i jetës siç e njohim ne", Musk paralajmëron se Dielli do ta shkatërrojë Tokën

Botë

"Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve", presidenti i Këshillit Evropian zbulon prioritetet e bllokut

Botë
Grupi militant kurd shpërbëhet dhe çarmatoset pas 40 vitesh konflikt me Turqinë

Grupi militant kurd shpërbëhet dhe çarmatoset pas 40 vitesh konflikt me Turqinë

Botë
Polonia akuzon Rusinë për zjarrvënie të qëllimshme në një qendër tregtare në Varshavë, në vitin 2024

Polonia akuzon Rusinë për zjarrvënie të qëllimshme në një qendër tregtare në Varshavë, në vitin 2024

Botë
Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë

Botë
SHBA-ja dhe Kina bien dakord të ulin tarifat tregtare ndaj njëra-tjetrës, zbulohen disa detaje

SHBA-ja dhe Kina bien dakord të ulin tarifat tregtare ndaj njëra-tjetrës, zbulohen disa detaje

Botë
Kalo në kategori