LAJMI I FUNDIT:

Disa të vdekur pasi automjeti përplaset me turmën në një festival rrugor në Vancouver

Disa të vdekur pasi automjeti përplaset me turmën në një festival rrugor në Vancouver

Një numër personash janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një shofer përplasi veturën në një turmë gjatë një festivali rrugor në Vancouver, Kanada.

Policia shtoi se shoferi është ndaluar pas incidentit që ndodhi pak pas orës 20:00 me orën lokale, shkruan skynews.

Njerëzit ndodheshin në zonën pranë 41st Avenue dhe Fraser Street për festën “Lapu Lapu Day Block Party”, e cila mban emrin e një heroi kombëtar të Filipineve.


Kryetari i bashkisë së Vancouverit, Ken Sim, shkroi në platformën X se “kam i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga incidenti i tmerrshëm në ngjarjen e sotme të Ditës së Lapu Lapu.”

Ai shtoi se “mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe me komunitetin filipinas të Vancouverit gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë”.

Ndërkohë, video të publikuara në rrjetet sociale tregonin ekipet e emergjencës në vendngjarje, me disa persona të shtrirë në tokë – disa prej tyre dukeshin të plagosur.

Ndryshe, policia kanadeze tashmë ka nisur hetimet dhe së shpejti do të del me njoftimin e parë. /Telegrafi/