LAJMI I FUNDIT:

Disa të vdekur nga shembja katastrofike e vinçit mbi dy ndërtesa në Kanada

Disa të vdekur nga shembja katastrofike e vinçit mbi dy ndërtesa në Kanada

Disa njerëz kanë humbur jetën kur një vinç gjigand, i montuar në një ndërtesë shumëkatëshe është shembur dje në qytezën kanadeze të Kelowna, në rajonin British Columbia.

Disa punonjës ishin pranë vinçit kur ai u shemb, njoftonin autoritetet, pa dhënë detaje për sakta për viktimat. Kreu i policisë Adam MacIntosh tha se ende nuk ishin identifikuar të gjithë  viktimat, dhe një person është i humbur.


Më vonë në një konferencë shtypi, Jon Friesen, kreu i kompanisë që po ndërtonte kullën tha se viktimat ishin punonjës të një kompanie nënkontraktore që ishte pajtuar për të punuar në impjant.

Ai shtoi se ishte i shokuar nga aksidenti, në kohën e të cilit në impjant punonin rreth 100 persona.

“Ne të gjithë duam të shkojmë në shtëpi në fund të ditës së punës, por për fat të keq kjo nuk ndodhi për disa punonjës. Ata ishin në impjantin tonë dhe humbën jetën”.

MacIntosh tha se telefonatat e emergjencës për shembjen nisën të vinin rreth mesditës së të hënës, kur vinçi i montuar me ndërtesën 25 katëshe Brooklyn, në bllokun rezidencial Bernard Block, ra dhe goditi një ndërtesë më të ulët ngjitur, si dhe çatinë e një shtëpie kujdesi për të moshuar.

Në kohën e rënies vinçi ishte duke u çmontuar. Masa e dëmeve ende nuk dihet tha MacIntosh, i cili shtoi se zona është ende e pasigurtë.

Në pamjet e regjistruara shiheshin pjesë të vinçit që shkëputeshin nga pjesa tjetër e trupit të tij. Një makinë ishte shtypur krejtësisht nga rënia e vinçit.

Tragjedia vjen dy ditë pasi një tjetër vinç u shemb në majë të një ndërtese në Toronto. Kjo e fundit erdhi si rezultat i një gabimi me kundër-peshën e vinçit. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori