Disa rrugë të Shkupit nesër do të mbeten pa ujë


Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, nesër pa ujë do të mbeten rrugët “27 Marsi”, “Skopska”, “Orce Nikollov” dhe “Maksim Gorki”, në komunën Qendër, duke filluar nga ora 8 e mëngjesit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit të Qendrës rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, një defekt në tubat lidhës në rrugën “27 Marsi” në lagjen Qendër, ka detyruar ndërmarrjen publike që të ndërmerr këtë hap./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































