Disa nga ushqimet që i konsumojmë çdo ditë janë të dëmshme për metabolizmin tonë

Zakonisht ushqimet që janë më të disponueshme dhe që i konsumojmë shumë shpesh, janë të dëmshme për shëndetin tonë.
Ka disa produkte shumë të përpunuara, si ushqimet ose lëngjet, të cilat mund ta ngadalësojnë metabolizmin tonë dhe janë të dëmshme për shëndetin.
Prandaj, duhet t’i shmangni këtë lloj ushqimesh, siç këshillojnë nutricionistet Heather Hanks, Lisa Richards dhe Beth Hawkes. Sipas tyre, duhet të qëndrojmë larg biskotave me sheqer të përpunuar dhe lëngjeve të blera.
Biskotat me sheqer
Gjenden shpesh në rafte së bashku me ushqimet e shëndetshme në dyqane, kështu që shumëkush i blen kur kanë nevojë për një meze të lehtë. Megjithatë, nutricionistët pohojnë se ato bëjnë më shumë dëm sesa mirë.
“Granolat me sheqer (‘granola bars’) janë ushqimi më i keq për humbje peshe, sepse janë plot me sheqerna të rafinuar. Shumë prodhues pretendojnë se janë të shëndetshëm, sepse përmbajnë tërshërë. Derisa tërshëra është me të vërtetë një burim i mirë fibrash, problemi janë përbërësit e shtuar që i bëjnë ato jo të shëndetshme. Ushqimet e përpunuara janë bërë nga karbohidrate të rafinuara që krijojnë inflamacion dhe shkatërrojnë shëndetin e zorrëve”, ka shpjeguar nutricionistja Heather Hanks për She Finds.

Lëngjet e blera të pemëve
Opsionet e lëngjeve të shëndetshme, si lëngjet e pemëve janë gjithashtu plot me sheqer të fshehur. Nëse konsumoni lëngje frutash çdo ditë, mund të shkaktojë probleme të tilla, si fryrje, inflamacion, metabolizëm të ngadaltë dhe shtim në peshë.
“Në një lëng portokalli prej 350 mililitrash, ka rreth 31 gramë sheqer, që është 22 gramë më shumë se në të njëjtën sasi Coca-Cola”, pohon nutricionistja Beth Hawkes.
Gjithashtu, thuhet se lëngjet e frutave të blera nuk kanë ndonjë vlerë ushqyese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës