LAJMI I FUNDIT:

Disa nga librat më inspirues që duhen të lexohen gjatë vitit 2020

Disa nga librat më inspirues që duhen të lexohen gjatë vitit 2020

Pasi që është fillimi i vitit 2020, secili prej nesh dëshirojmë që të fillojmë këtë vit të ri duke lexuar disa nga titujt më të ri dhe më të lexuar. Libraria “Dukagjini” ju sugjeron që t’i lexoni disa nga titujt më inspirues dhe të cilët shtjellojnë tema sociale dhe motivuese.

Këta janë katër nga librat të cilët çdo lexues duhet t’i vë në listën e tyre të librave që duhen lexuar këtë vit.


“Shpikja e flatrave” –Sue Monk Kidd

Një histori triumfuese e dëshirës për liri dhe përparim, udhëtimi i jashtëzakonshëm i dy grave mbresëlënëse: Heti Trazovaçe Grimkes, një skllave në rrethinat e Çarlstonit të fillim-shekullit XIX, dhe Sarës, bijës ëndërrimtare të Grimkeve.

I frymëzuar pjesërisht prej figurës historike të abolicionistes dhe ithtares së të drejtave të grave, Sara Grimke, romani i Kidit nis të rrjedhë që nga ditëlindja e njëmbëdhjetë e Sarës, ditën kur i dhanë në pronësi një skllave, dhjetëvjeçaren me emrin Trazovaçe. “Shpikja e flatrave” i ndjek këto dy gra në rrugëtimin e tyre për tridhjetë e pesë vitet në vijim, teksa secila rreket të krijojë jetën e saj, duke lënë gjurmë të dukshme në jetën e tjetrës e duke formuar një marrëdhënie të shënjuar nga faji, dështimet, largimet dhe vuajtjet prej dashurisë.

“Olive Again” – Elizabeth Strout 

Elizabeth Strout e sjell librin “Olive Again”, i cili është një përmbledhje esesh të një vajze që quhet Olive. Tregimet e Strout formojnë një roman koheziv, si vazhdim, ashtu edhe kulminacion që kap me humor, dhembshuri dhe detaje të turpshme, plakje, humbje, vetmia dhe dashuri.

“What I know for sure” – Oprah Winfrey 

Një libër inspirues nga autorja Oprah Winfrey e cila njihet edhe për emisionin e saj “Oprah Wifrey Show”. Ajo njihet si një ndër personalitetet me një jetë të rëndë si dhe kaotike por kjo experiencë e ndihmoi atë që të bëhet një ndër personalitetet më inspiruese dhe që atë përvojë të sajën pastaj ta vendos në letër. Pra, në librin “What I know for sure” Oprah tregon gjërat që ajo di ti bëj me të vërtetë, i tregon edhe prapaskenat se si ka arritur që të arrij deri tek kjo pikë.

“Trick mirror” – Jia Tolentino 

Një ndër librat që janë rekomanduar nga shumë kritikë edhe pse është libri debutues i autores ka lënë gjurmë dhe mbresa tek kritikët si dhe tek lexuesit.  Gjithashtu, njëra nga kritiket citoi për gazeten Guardians se “Kjo përmbledhje esesh në përpjekje për të mbijetuar në shekullin XXI janë aq të ngulitura dhe të ndërtuara në mënyrë elegante saqë lexova, e gjeta veten duke dashur të nënvizoja fjali veçanërisht të bukura përsëri dhe përsëri, derisa çdo faqe të ishte e gjitha e nënvizuar.”

Adhuruesit e këtyre librave, të cilët dëshirojnë t’ju shtojnë bibliotekës së tyre ndonjërin nga këta libra, mund t’i gjejnë ato tek Libraria Dukagjini.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Kalo në kategori