LAJMI I FUNDIT:

Disa këshilla bazë nëse po mendoni të angazhoheni me një punë në industrinë e modës!

Disa këshilla bazë nëse po mendoni të angazhoheni me një punë në industrinë e modës!

Të punosh në diçka që lidhet me modën mund të duket si qejf, ngjyra dhe risi për çdo ditë pune. Në fakt, kështu është, por jo vetëm kaq

Përtej të bukurës, industria e modës mund të jetë e lodhshme, e vështirë dhe ndonjëherë mund të ndodhë që të punoni për vite e vite me radhë për të arritur aty ku mendonit se do të ishit që prej fillimit.

Pavarësisht se si janë ëndrrat dhe planet tuaja: stiliste, modele, content creator, vlogger, kritike mode etj, ka disa këshilla që duhet t’i mbani shënim nëse jeni në fillimet tuaja, shkruan Talco.

1 – Fillojeni në një butik

A ka më “thjesht” se kaq? Nëse s’po gjeni asnjë mundësi tjetër, bëhuni asistentja e shitjeve në një butik, menaxhuesja e rrjeteve sociale të një butiku apo edhe “pronarja” e një butiku të vogël online. Mendojeni këtë si “ABC-në” e një shkolle shumë të gjatë që ju pret përpara!

Reklama

2 – Rrjetet sociale

Bëhuni ekspert të rrjeteve sociale dhe rrisni prezencën online. Bota virtuale është thelbësore për modën në ditët e sotme. Mund të influenconi, influencoheni e frymëzoheni prej aty, prandaj merreni seriozisht.

3 – Jo vetëm modë

Fitoni edhe aftësi të tjera gjatë rrugëtimit tuaj si për shembull: Fotografia, editimi i fotove/videove, piktura etj.

4 – Mësoni në mënyrë të vazhdueshme

Lexoni materiale të reja gjithmonë. Moda evoluon vazhdimisht dhe bashkë me të, do të evoluoni edhe ju, citon Anabel.

5 – Rrjet njohjesh

Përpiquni të lidheni me njerëzit e duhur në kohën e duhur. Ruani kontakte me njerëz që ndoshta do të të shërbejnë në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nuk shkon askund pa sixhade faljesh dhe nuk e heq kurrë hixhabin: Si u bë autoritet manekinia Halima Aden

Nuk shkon askund pa sixhade faljesh dhe nuk e heq kurrë hixhabin: Si u bë autoritet manekinia Halima Aden

Psikoprofil
15 minuta, tre përbërës: Melhemi shtëpiak për fytyrë zbut lëkurën, rrafshon rrudhat!

15 minuta, tre përbërës: Melhemi shtëpiak për fytyrë zbut lëkurën, rrafshon rrudhat!

Këshilla Estetike
Stili i fshehur luksoz i Gwyneth Paltrow dominon edhe në sallën e gjyqit

Stili i fshehur luksoz i Gwyneth Paltrow dominon edhe në sallën e gjyqit

Moda
Bebja nuk duhet të pastrohet menjëherë pas lindjes

Bebja nuk duhet të pastrohet menjëherë pas lindjes

Për nënat
Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqen sukseshëm në Javen e Modës në Paris

Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqen sukseshëm në Javen e Modës në Paris

Femra
Gjoksi i saj nuk ka qenë kurrë më ngushtë, një ngjyrë e re flokësh dhe një detaj i përdredhur në ijë

Gjoksi i saj nuk ka qenë kurrë më ngushtë, një ngjyrë e re flokësh dhe një detaj i përdredhur në ijë

Psikoprofil
Kalo në kategori