LAJMI I FUNDIT:

Diplomati bullgar: Macron po shtyn Ballkanin drejt Rusisë

Diplomati bullgar: Macron po shtyn Ballkanin drejt Rusisë

“Pas vetos së presidentit francez, Emanuel Macron, homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet të ketë porositur një gotë shampanjë”.

Kështu është shprehur ish ministri bullgar i punëve të Jashtme Solomon Pasi, duke potencuar se fillimi i procesit negociues me të dyja vendet po prolongohet për së treti herë.


Zaev i dëshpëruar me Evropën, kërkon zgjedhje të reja
Lexo po ashtu Zaev i dëshpëruar me Evropën, kërkon zgjedhje të reja

Ai pyeti nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me prolongimin për fillim të negociatave, po shtyhen drejt Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

“A po i shtyjmë Maqedoninë dhe Shqipërinë në duart e Rusisë, Turqisë, Iranit? Vetëm kujtoni atë që bëri presidenti Putin për të parandaluar Maqedoninë në rrugën e saj drejt NATO-s”, deklaroi ish-ministri bullgar.

Cakaj: Nuk dështuam, gjithçka lidhet me divergjencat në zemër të BE-së
Lexo po ashtu Cakaj: Nuk dështuam, gjithçka lidhet me divergjencat në zemër të BE-së

Ish ministri Pasi tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut një ditë do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por shtroi pyetjen se me cilën shpejtësi do të bëhet kjo. Sipas ish-shefit të diplomacisë bullgare, tani po bëhen përpjekje serioze që Serbia të mbetet në sferën e ndikimit rus.

“Çfarë mund të bëjmë me Macronin dhe vendimin e tij joracional? Mendoj se ministrja e Jashtme (e Bullgarisë), Ekaterina Zaharieva, mund ta bindë atë ta ndryshojë mendimin”, shtoi ai.

Mosmarrja e datës për BE mund të rrisë skepticizmin evropian
Lexo po ashtu Mosmarrja e datës për BE mund të rrisë skepticizmin evropian

Sipas tij, Bullgaria nuk ka asnjë interes që Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova “të kthehen prapa./BW

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori