Vendimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, mund të reflektohet negativisht në mbështetjen e qytetarëve të vendit në integrimin evropian.
Shtyrja disa herë e hapjes së negociatave në kohën kur vendi tani 15 vjet ka statusin e shtetit kandidat, sipas ekspertëve, ka nisur të zbehë pritjet e qytetarëve nga Bashkimi Evropian.
Sipas një ankete të Qendrës për Studime Strategjike “Eurothink”, të realizuar nga muaji mars deri në shtator, në 11.8 për qind ka rënë besimi i qytetarëve se Maqedonia e Veriut në dhjetë vitet e ardhshme mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Veç kësaj, vendimi negativ do të reflektohet edhe në uljen e besimit ndaj Qeverisë.
“Legjitimiteti i qeverisë do të ulet. Do të fillojnë debatet për zgjedhjet e ardhshme. Do të ketë akuza mes palëve për pasojat e këtij vendimi. Por, në fund të fundit pas një vendimi të këtillë përjashtues, nuk do të dënohen elitat politike, por qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi mosnisja e bisedimeve mund të çojë Qeverinë që të ndërmarrë hapa jo të duhur apo veprime populiste. Sidoqoftë, vendimi negativ do të ulë pritjet e mëdha që kanë qytetarët për Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Lupço Petkovski, nga Qendra për Studime Strategjike.
Ndërkohë, Shpëtim Pollozhani, njohës i çështjeve politike, thotë se fajtor kryesor për dëshpërimin e qytetarëve, apo rënien e besimit në procesin integrues është Qeveria e jo Bashkimi Evropian.
“Bashkimi Evropian ka plotësisht të drejtë që vendos në këtë mënyrë, pasi nuk janë budallenj që të na pranojnë me gjithë këto probleme, ka 101 probleme që nuk kanë zgjidhje. Nuk janë vetëm aspektet politike, por edhe ato ekonomike, shoqërore dhe shumë arsye tjera, të cilat e kanë sjellë BE-në deri në një konkluzion të këtillë. Unë mendoj se populli duhet ta ketë kuptuar se me këtë elitë politike edhe 20 vjet nuk do të hyjmë në Evropë”, thotë Pollozhani duke u ndalur te reformat në Gjyqësor, të cilat, sipas tij, nuk u arritën, me pavarësisht pritjeve të mëdha të qytetarëve, e as të miratohet Ligji i Prokurorisë, që gjithashtu është përmendur nga shtetet anëtare të BE-së.
“Nuk ka asnjë reformë në Gjyqësor. Një nga kërkesat e BE-së ishte edhe procedimi i të gjitha veprave penale. Janë me mijëra vepra penale që janë bllokuar në Prokurori. Pra, asgjë nuk ka ndryshuar. Prandaj e them se me këtë klasë politike, kemi ngecur në baltë, jo që shkojmë para, por kthehemi pas”, thekson Pollozhani.
Megjithatë, sipas anketës së Qendrës për Studime Strategjike, mbështetja për anëtarësimin evropian edhe më tej mbetet e lartë, rreth 60 për qind e qytetarëve të anketuar janë “Për” integrimin e vendit në BE, kurse 70 për qind konsiderojnë se do të kishin përftime nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Sa i përket mbështetjes në baza etnike, 90 për qind e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut janë për BE-në, ndërsa te maqedonasit kjo mbështetje është për 20 për qind më e ulët.
Edhe pse Franca bllokoi nisjen e bisedimeve, qytetarët e anketuar nuk e shohin këtë vend si shtet armik, por aty bëjnë pjesë shtetet fqinje, në veçanti Bullgaria, me të cilën vendi ende ka konteste historike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht
Anëtarët e KSHZ-së me reagim publik: Kemi presione dhe kërcënime nga partitë politike
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë