LAJMI I FUNDIT:

Rama: Çështja e negociatave, nuk është dështim i Shqipërisë

Rama: Çështja e negociatave, nuk është dështim i Shqipërisë

Votën “Jo” të Këshillit Europian, Edi Rama në konferencën për shtyp pak orë pas vendimit, e lexon si dëshmi të përplasjes së të mëdhenjve në kurriz të vegjëlve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Deklaratat e Presidentit francez Emmanuel Macron i sheh si faktin më domethënës se gjithçka lidhet me politikën e brendshme të vendeve anëtare të unionit.


Qasjen e Macron që kërkon reformim të familjes europiane përpara zgjerimit e respekton, por kërkon që nëse e ardhmja e këtij unioni nuk kërkon anëtarë të rinj kjo të thuhet shkoqur.

Ironizon kur pyetet nëse Maqedonia e Veriut u penalizua prej Shqipërisë.

Ironizon dhe qëndrimin e opozitës se faji për mos hapjen e negociatave është i qeverisë.

Por a e ka në planet e tij Rama dorëheqjen apo një mocion besimi në parlament?

Pavarësisht vendimit negativ të Këshillit që për herë të parë nuk doli me një dokument të shkruar për perspektivën e dy vendeve aspirante, Rama përsërit se Shqipëria do vazhdojë në rrugën e reformave. Një prej të cilave dhe ajo zgjedhore që është i bindur që do të ndahet në dy faza dhe faza e parë rekomandimet e OSBE-ODIHR do të mbyllet brenda dhjetorit. /TV Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori